Plagosje në Tiranë, rrahje me sende të forta, qëllohet me armë zjarri

Plagosje në Tiranë, rrahje me sende të forta, qëllohet me armë zjarri

218
0
Shares

Plagosje e rëndë në Tiranë ndërsa në një sherr janë përdorur edhe armë zjarri.

”Rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar”, njofton policia e Tiranës.

Nga konflikti nuk ka asnjë person të dëmtuar me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY