FOTO/ Gjenden në Portugali dy fëmijët shqiptarë që humbën në Gjermani

FOTO/ Gjenden në Portugali dy fëmijët shqiptarë që humbën në Gjermani

110
0
Shares

Pas shumë muajsh gjenden dy fëmijët e mitur shqiptarë të cilët ishin zhdukur nga Gjermania sëbashku me babain e tyre. Ky i fundit u arrestua këtë të martë në komunën Caldas da Rainha në Portugali, 100 km larg Lisbonës pasi akuzohet për rrëmbimin e fëmijëve të tij, konfirmoi Policia Kombëtare në Portugalii të cilët gjithashtu bëjnë me dije se fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas mediave portugeze, babai ishte me origjinë shqiptare dhe ishte vendosur për të jetuar në Gjermani. Në dhjetor të 2020 ai mori fëmijët e tij 11 dhe 10 vjeç dhe u largua drejt Tenerifes.

Në Gjermani nuk u regjistrua asnjëherë një padi për rrëmbimin e fëmijëve të mitur. Nëna e tyre u detyrua të udhëtonte në Spanjë ku u hap dhe një procedim penal.

Më herët shoqata “SOSdesaparecidos” kërkoi bashkëpunim të qytetarëve për të gjetur të dy fëmijët, 11-vjeçarin Kristian Toska, i cili ka flokë ngjyrë gështenjë, sy kafe dhe mban syze optike. Ndërsa motra e tij Amantia Toska, është 10 vjeçe me flokë të gjatë, kaçurrelë dhe ngjyrë gështenjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY