Zonat bregdetare do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, ndërsa zonat malore si edhe disa zona të ultësirës perëndimore do të karakterizohen nga vranësira dhe shira të dobët e të përkohshëm.
Parashikohet që pasditja të vijojë me vranësira dhe shira në zonat malore juglindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje në vlerat maksimale të ditës.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2 – 3 ballë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/