Rritja e infektimeve, Franca zgjeron shtetrrethimin

Rritja e infektimeve, Franca zgjeron shtetrrethimin

97
0
Shares

Kryeministri i Francës, Jean Castex, njoftoi ditën e sotme në një konference për shtyp që nisur nga e premtja në mesnatë qeveria do të zgjasë shtetrrethimin nga ora 21:00 e darkës deri në orën 06:00 të mëngjesit në Paris dhe qytete të tjera të Francës dhe Polinezisë.

Kryeministri tha gjatë konferencës që këto masa po merren ngaqë situata në vend është serioze.

Nisur nga mesnata e së premtes banorët duhet të shkarkojnë një certifikatë që të mund të udhëtojnë, për të ikur në punë, për të marrë kujdes mjekësor, për të vizituar një të afërm apo për të ecur me një qen.

Vendimi i qeverisë urdhëron që shkelësit do të ndëshkohen me gjobë 135 euro, ndërsa shkelësit e përsëritur mund të gjobiten deri në 3,750 euro.

Qeveria tha që nuk pret që ora e ndalimit të qyteteve të ketë një ndikim në shifra derisa të kalojnë dy ose tre javë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY