VIDEO/Policia kishte informacion dhe i mbajti në vëzhgim, tre të rinjtë kapen...

VIDEO/Policia kishte informacion dhe i mbajti në vëzhgim, tre të rinjtë kapen në gabim, detajet e operacionit në Tiranë

133
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme tre persona pasi kishin informacion që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Burime zyrtare bëjnë me dije se tre të rinjtë u arrestuan pasi policia kishte të dhëna se ata shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Tiranës duke i mbajtur nën vëzhgim.

Në fund, forcat “Sigjeta” ndërhynë duke bërë arrestimin në flagrancë të tre të rinjve, 20, 24 dhe 25 vjeç duke i kapur në makinë edhe 88 doza me kanabis.

Pas mbajtjes në vëzhgim të këtyre shtetasve dhe mbi bazën e dyshimit se në çantën që mbante shtetasi E. D., i shoqëruar nga shtetasi E. Ç., kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe kanë tentuar të largohen me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues R. H., por janë kapur dhe ndaluar nga forca e posaçme “Shigjetat”,-bën me dije policia.

Gjatë kontrollit fizik të tyre dhe kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. D., E. Ç. dhe R. H. dhe materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

TiranëForca e posaçme "Shigjetat" godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis, 1 automjet dhe 3 telefona celular.Vihen në pranga 3 shtetas.Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, evidentimin dhe prangosjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike, nga forca e posaçme "Shigjetat" u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:- E. D., 20 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe R. H., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.Pas mbajtjes në vëzhgim të këtyre shtetasve dhe mbi bazën e dyshimit se në çantën që mbante shtetasi E. D., i shoqëruar nga shtetasi E. Ç., kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe kanë tentuar të largohen me një mjet tip "Volkswagen" me drejtues R. H., por janë kapur dhe ndaluar nga forca e posaçme "Shigjetat".Gjatë kontrollit fizik të tyre dhe kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. D., E. Ç. dhe R. H. dhe materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Publiée par Policia e Shtetit sur Lundi 28 septembre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY