Shkon në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës.
Burime për ABC News kanë njoftuar se së fundmi kanë rezultuar të infektuar dhe 2 të burgosur të tjerë.
Mësohet se të gjithë të burgosurit e infektuar i përkasin të njëjtit sektor ku u shfaqën 8 të infektuarit e rinj.
Dy ditë më parë tetë të dënuar që kryejnë dënimin në këtë burg pas realizimit të dhjetëra tamponëve, rezultuan pozitiv me Covid-19.
Nuk dihet ende se si janë infektuar të dënuarit.
/DRONI.al/





