MJEKU I NJOHUR/ Testet ne Shqiperi 100 euro, ne Bjellorusi 20 euro

MJEKU I NJOHUR/ Testet ne Shqiperi 100 euro, ne Bjellorusi 20 euro

88
0
Shares

”Sistemi privat, brenda një muaji arriti atë që sektori publik nuk e bëri dot për tetë muaj. Megjithatë, përfshirja e sektorit privat dhe suksesi i ditëve të para ka potencialin të kthehet në bumerang për tre arsye madhore, thote mjeku Erion Dasho ne nje postim ne rrjetet sociale.

Dasho rendit arsyet:

Cmimi i sherbimeve: Ndërsa sektori publik e ofron falas shërbimin e testimit, sektori privat e ofron atë kundrejt çmimit të kripur prej 100 euro për testin e tamponit dhe 35 euro për testin e antitrupave. Sipas ligjit të sëmundjeve infektive, këto teste duhet të ofrohen falas nga shteti. Deri sa sektori publik dështoi për herë të dytë duke mos arritur as edhe t’i blejë këto shërbime me qëllim që qytetari t’i përfitonte falas, shteti ka për detyrim të rregullojë çmimin. Shoqata e Turizmit raporton se testi i tamponit në Ukrainë e Bjellorusi ofrohet me çmimin 20 euro, aeroportet gjermane e ofrojnë atë kundrejt cmimit 59 euro, kurse Maqedonia fqinjë për 45 euro. Ofruesit privatë në Shqipëri e kanë për detyrim të bëjnë transparent çmimin e blerjes dhe marzhin e fitimit. Përndryshe rrezikojnë të etiketohen si spekulantë në një biznes që vlen disa miliona euro në muaj.

Volumi i testeve te kryera – Çdo ditë ministria raporton testet e kryera në shtet dhe në privat. Duke ditur kapacitetin e sektorit publik (që ka shkuar maksimumi në 500 teste në ditë në kohën kur privati nuk kishte hyrë akoma në lojë), mund të llogaritet se sektori privat raporton 200 deri 300 teste në ditë. Ndërkohë që vetëm personat që udhëtojnë jashtë shtetit dhe e bëjnë me detyrim këtë test janë shumë më tepër se kaq dhe lehtësisht të verifikueshëm nga sistemi TIMS. Vetëm një pikë në Tiranë sipas të dhënave jo zyrtare bën midis 150 dhe 200 teste në ditë. Pra numri i testeve të kryer nga sektori privat mund ta kalojë lehtësisht 1,000 teste në ditë. Mosraportimi i plotë i këtij numri testesh hedh dyshime mbi veprimtarinë dhe korrektesën e sektorit privat.

Cilesia dhe besueshmeria: Një nga pikat më të dobta të testimit në sektorin publik ka qënë cilësia dhe besueshmëria e testeve. Kjo është pranuar publikisht nga përfaqësues të ministrisë dhe komitetit, por edhe sikur të mos pranohej, faktet janë kokëfortë. Në spitalet COVID trajtohen dhe humbin jetën më tepër pacientë “të dyshuar” për COVID se sa pacientë “të konfirmuar” me COVID, çka flet për një besueshmëri të testit më të ulët se 50%. Me gjithë kërkesat publike, ministria asnjëherë nuk bëri publik origjinën dhe markën e testeve, duke ngjallur dyshime për përdorim testesh që vinin nga vende me origjinë të dyshimtë dhe me parametra (sensitivitet dhe specificitet) që nuk garantojnë besueshmëri.

Për t’a kaluar me sukses këtë provë çelësi ështe transparenca e plotë e çmimit, numrit dhe origjinës së testeve që ofrohen. Përndryshe sektori privat rrezikon të shndërrohet në një kopje të keqe të sektorit publik!/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY