Nje sherr ku u perfshine 5 persona perfundoi me nje te plagosur rende me thike, nje grua te demtuar dhe 4 persona me plage te lehta.
Ngjarja ndodhi sot ne qytetin e Ersekes.
5 personat e perfshire ne konflikt mes te cileve edhe kusherinj që jetojnë jashtë vendit kane bere sherr per murin e shtëpisë.
Ne kete konflikt jane perdorur thikat e per pasoje ka mbetur i plagosur njeri prej tyre.
Njeri prej kusherinjve eshte plagosur rende dhe eshte transportuar ne spitalin e Korces nga ku mesohet se eshte jashtë rrezikut. Ndersa te tjeret kane marre plage te lehta dhe pasi kane marre mjekimin ne spitalin e Ersekes jane shoqeruar ne komisariat.
Nderkohe ne po te njejtin vend njëri prej autorëvë është munduar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe ne nxitim e siper mjeti ka marre perpare nje shtetase femer e cila eshte plagosur dhe transportuar ne spital.
Detajet e policise:
Kolonjë
Më datë 22.08.2020, rreth orës 19:30, shërbimet e Komisariatit Kolonjë kanë marrë njoftim se në fshatin Starje, ka ndodhur një konflikt midis shtetasve V. A; B. C dhe H. C., si pasojë e të cilit këta të fundit kanë marrë dëmtime fizike me mjete prerëse dhe më pas shtetasi B. C., ka përplasur me mjetin e tij shtetasen H. C.
Të tre këta shtetas aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Falë veprimeve të shpejta, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit Kolonjë, e njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit B. C., me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/