Pakti i Ramës me deputetët e listës: Me 23 korrik votohet marrëveshja,...

Pakti i Ramës me deputetët e listës: Me 23 korrik votohet marrëveshja, me 30 korrik rrëzimi i marrëveshjes

257
0
Shares

Qeveria nënshkroi sot një marrëveshje me deputetët e listës përmes së cilës sigurohet që të votohet marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore me 23 korrik dhe përmes së njëjtës marrëveshje, palët do të votojnë ta rrëzojnë këtë marrëveshje 5 ditë më vonë, me 30 korrik.

PS dhe deputetët e listës shprehen se kjo marrëveshje  vjen në dobi të procesit të integrimit të vendit dhe përmbushjen e kushtit të KE për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Deputetët e listës nuk janë tërhequr nga ndryshimet kushtetuese dhe në marrëveshjen e arritur do të miratohet në Kuvend më 30 korrik 2020. Ndërsa më 23 korrik do të miratohet Reforma Zgjedhore.

Kjo marrëveshje u firmos mes kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe 3 kryetarët e opozitës së parlamentare Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku. Në takim ishin të pranishëm dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Rudina Hajdari.

Marrëveshja u firmos nga Taulan Balla, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe më pas u firmos nga Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai. /DRONI.al/

Marreveshja e plotë e arritur mes PS dhe opozitës parlamentare.

MARRËVESHJE POLITIKE PËR  “REFORMËN ZGJEDHORE”

Në Tiranë, në datë 21 Korrik 2020, palët e mëposhtme:

Pakica Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, e përbërë nga:

  1. i) Grupi Demokrat, përfaqësuar nga Z. Myslim Murrizi, në cilësinë e Kryetarit të Grupit;
  2. ii) Grupi Demokraci dhe Drejtësi, përfaqësuar nga Z. Edmond Stojku në cilësinë e Kryetarit të Grupit;

iii)  Grupi i Pavarur, përfaqësuar nga Z. Nimet Musai, në cilësinë e Kryetarit të Grupit, dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në cilësinë e Shumicës Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari i Grupit, Z. Taulant Balla,

Duke marrë në konsideratë dhe duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë:

-Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standarteve më të mira të pranuara ndërkombëtarisht, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik;

1.Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve te zgjedhjet;

  1. Përmbushjen e kushtit të vendosur në takimin e Këshillit Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimin e OSBE/ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë me BE, prioriteti më madhor për ardhmërinë e vendit;
  2. Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit, ku reforma zgjedhore është prioritare,

Me mirëkuptim dhe vullnet të plotë, njëkohësisht angazhohen të:

  1. Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 „Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të Marrëveshjes datë 05.06.2020 ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari.
  2. Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 30 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8417, datë 21.10.1988 „Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, miratuar me votat unanime të anëtarëve të Këshilli të Legjislacionit dhe Komisionit të Cështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut të Kuvendit në mbledhjen e Përbashkët datë 14 Korrik 2020;
  3. Vijojnë dialogun midis grupeve parlamentare si dhe të nxisin e mbështesin dialogun midis tyre dhe opozitës jashtëparlamentare, në një proces gjithëpërfshirës me synim arritjen e një dakordësie sa më të gjerë për reflektimin në Kodin Zgjedhor të amendamenteve kushtetuese që përmenden në pikën 2 më sipër.

Lexuar, pranuar dhe nënshkruar në Tiranë, më 21 Korrik, 2020 në 4 (katër) kopje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY