Pollo: Ndryshimet Kushtetuese të bllokohen me çdo kusht

Pollo: Ndryshimet Kushtetuese të bllokohen me çdo kusht

55
0
Shares

‘Ndryshimet Kushtetuese duhen bllokuar me çdo kusht’. Kështu deklaroi nga studioja e emisionit “Kjo Javë” në News 24, demokrati Genc Pollo.

Ai iu rikthye sërish sondazheve dhe tha se PD kryeson mbi PS, por shtoi se manovra për të fituar deputetë nga Rama duhet ndalur, qoftë edhe me protesta në rrugë.

“Për sa kohë që sondazhet nuk janë publike mund të spekulohet me sondazhet por ajo që mua më thonë është së opozita është pikë të qenësishme para PS. Kështu rezulton, nuk duhet t’ju habisë se jemi në vitin e 7-8 të qeverisë, kur Rama e pranon me gojën e tij se kemi problemë dhe deficite… Nëse do kemi kulturën e publikimit të sondazheve që çdo udhëheqje të shohëç’duhet bërë kjo do ishte një gjë pozitive, dhe mbi këtë bazë mund të flisnim. Por në vitin e 8 është normalë që opozita të jëtë para ajo që nuk është normale që shumica të ketë rënie, ajo që nuk është normale është të tentosh të ndryshosh kushtetutën që të fitosh 3 deri në 7 deputetë, kjo duhet ndaluar me çdo kusht nga pozicionet politike, te diplomacia deri te populli në rrugë”,- tha Pollo.

Një faktor tjetër që në vend se t’i rriste pikët, ia ka ulur kredibilitetin qeverisë Rama sipas Pollos ishte edhe menaxhimi i keq që i bëri e po i bën pandemisë Covid 19.

“Përderisa sondazhet nuk i japin ndjesinë e fitores do të thotë se nuk e ka ndihmuar fare, nga ana tjetër ai vetë është munduar ta shfrytëzojë. Epidemia i rriti pikët e pëlqimit çdo qeverie në fillim të pandemisë, dhe opozita i përkrahu por kur i dolën petët e lakrorit, kur i dolën tenderat sekretë për maska dhe ventilatorë, kur dështoi menaxhimi, kur u treguan të pandjeshëm për testimet të gjitha këto i ulën pikë. Sa për pjesën ekonomike patjetër që ka dështuar por me njëzemërgurësi ka bërë më pak se të gjitha vendet e tjera të rajonit. Në kushtet kur kufijtë e Europës mbetën të mbyllura, njerëzit i bën më shumë të mos e duan qeverinë”,- shtoi Genc Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY