“Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 Qershorit“

“Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 Qershorit“

89
0
Shares

Sekretari i Pergjithshem, Gazment Bardhi argumentoi sot se ndryshimet kushtetuese e zhbejne marreveshjen e 5 qershorit.

Argumentat e Bardhit:

“Edi Rama gënjeu para shqiptarëve dhe partnerët strategjikë sot, kur deklaroi se  ndryshimet kushtetuese nuk prekin koalicionet. Faktet e mëposhtme nxjerrin zbuluar gënjeshtrat e Edi ramës:

Neni 68 i Kushtetutës aktualisht parashikon se:

“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit.”

Pra, parashikimi aktual për koalicionet në kushtetutë, është shumë i qartë. Cfarë bën Edi Rama me ndryshimin kushtetutes, të miratuar nga Komisioni i Ligjeve? E zhduk termin koalicione dhe e riformulon nenin 68 të Kushtetutës, si më poshtë:

“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit.”

Kjo ndërhyrje e njëanshme në Kushtetutë shkel Marëvëshjen e 5 Qershorit:

Ja faktet:

Drafti i dakordësuar dhe firmosur nga palët, që Edi Rama thotë se do ta miratojë pa ndryshime. parashikon se “partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumemërore të veçanta”. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta”.

Ja, ku është drafti, i dakordësuar mes palëve sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ku thuhet shprehimisht se “Për partitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shumemërore të veçanta numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy.”

Ky nuk është neni i vetëm, që nxjerr zbuluar fatin se Edi Rama po prish marrëveshjen me heqjen e koalicioneve

Në nenin 36 të draftit të dakordësuar thuhet shprehimisht se “Në rastin kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.”

Sic duket qartë, e zezë mbi të bardhë : PS ka rënë dakord dhe ka firmosur që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë.

Këtë dakordësi të arritur me mbështetjen e partnerëve strategjikë SHBA dhe BE përmes, Edi Rama po tenton ta zhbëjë me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës.

Këto janë faktet që tregojnë se Edi Rama gënjen. I tmerruar nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm, me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Opozita e Bashkuar është e vendosur ti shërbejë vetëm interesit të qytetarëve. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel, Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, dhe Bundestagut, dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY