‘Kushtetuta nuk preket’, Kadilli: Ndryshimet i bën vetëm njëra palë, është e...

‘Kushtetuta nuk preket’, Kadilli: Ndryshimet i bën vetëm njëra palë, është e paimagjinueshme…

100
0
Shares

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” deklaroi se sot po tentohet që të ndryshohet Kushtetuta vetëm nga njëra palë.

Kadilli u shpreh se Kushtetuta nuk mund të preket në këtë formë. Ai tha se është e paimagjinueshme që vetëm njëra palë bën ndryshime.

“E shtruar kështu që a jemi ne si PD për lista të hapura apo të mbyllura, i bie të jemi në grepin e populizmit. Unë personalisht nuk besoj se listat e hapura. Ne vuajmë nga vjedhja e zgjedhjeve. Ne kemi shembullin më të keq në qeverisje, për të imponuar vullnetin e tyre mbi të gjithë shqiptarët. Lojërat politike të njëanshme nuk i kemi parë ndonjëherë në Shqipëri. Nuk mund të ndryshojë rregullat njëra palë, sipas interesave të saj. Sot kushtetuta  po tentohet të ndryshohet vetëm nga njëra palë.

Edhe votat në parlament nuk janë të maxhorancës. Nuk mund të preket Kushtetuta. Nuk mund të ndryshojnë rregullat për këto zgjedhje. Është e paimagjinueshme që rregullat i bën vetëm njëra palë. Edhe kur jemi të vegjël e luajmë futboll, nuk vendos vetëm njëra palë, por ndonjëherë pyetet edhe pala tjetër për penalltitë, kornet etj. Kjo është thjesht e paimagjinueshme”, tha Kadilli./bw/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY