Ish kryetari i KQZ:Reforma të miratohet pa asnjë ndryshim kushtetues. Heqja e...

Ish kryetari i KQZ:Reforma të miratohet pa asnjë ndryshim kushtetues. Heqja e koalicioneve i dëmshëm për demokracinë

91
0
Shares

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24” deklaroi se Reforma Zgjedhore duhet që të miratohet pa asnjë ndryshim kushtetues.

Kume tha se duhen bërë gjithsesi ndryshime në Reformën Zgjedhore, e ndër ta të jetë që Shqipëria të ketë më pak rajone sesa ka sot.

“Shqiperia mund të ndahet në 2,3, 4 rajone. Kjo vendoset në Kodin Zgjedhor. Duhet dispozitë e Kodit Zgjedhor, do dakordësinë në Kuvend të 84 votave. Për mua ky është një zhvillim pozitiv. Kjo bën që sistemi aktual të mos shfaqë më defekte. Shqiperia ndahet në 12 rajone, që ka dis-balancuar votat, ku në një rajon ka shumë deputetë dhe në njërin vetëm 3 deputetë. Kam propozuar që Shqipëria duhet ndarë në 4 rajone, që lëvizin nga 40 deputetë në jug deri në 27 deputetë në veri. Kjo bën që të bjerë sistemi me 12 njësi”, tha Kume.

Kristaq Kume vlerësoi se gjithashtu nuk duhet që të dënohen partitë e vogla, si rrjedhojë e ndryshimeve që do të bëhen në Kodin Zgjedhor.

Duhet të përcaktohet edhe vlera e pragut. Prag natyral do të thotë numri i votave të vlefshme për të nxjerrë një deputet. Prsh nëse Kukësi si qark ka 3 deputetë, njëri nga kandidatët duhet të marrë 33 përqind të votave. Duhet përcaktuar edhe pragu kombëtar. Duhet bërë sistemi zgjedhor i atillë që të mos dëmtohen partitë e vogla. Duhet shumë kujdes që të përcaktohet pragu natyral për njësitë zgjedhore. Duhet që të marrin pjesë të gjitha partitë politike në këto ndryshime. Duhet vijuar puna për atë që është rënë dakord në Këshillin Politik. Marrëveeshja e 5 qershorit pati produkt që duhet të miratohet. Marrëveshja të miratohet pa asnjë ndryshim kushtetues. Hapja e listave nuk ka përse të ndryshohet. Në fletën e votimit duhet subjekti, por edhe emrat e kandidatëve të këtij subjekti politik”, deklaroi Kume.

Duke folur për heqjen e koalicioneve para-zgjedhore, Kume u shpreh se ky është një vendim politik dhe i dëmshëm.

Heqja e koalicioneve është antikushtetuese. Kjo sepse edhe Kushtetuta e thotë se është e drejtë që të ketë koalicione politike. Edhe këtë e sanksionojnë konventat ndërkombëtare dhe ata prevalojnë mbi ligjet vendase. Heqja e koalicioneve është vendim politik. Është veprim politik dhe i dëmshëm. Klasa politike ka sjellë vendin në këtë gjendje dhe duhet ta zgjidhë këtë lëmsh. Ky proces i madh i mbivendosur ka efektet e sjell kriza”, vlerësoi Kume.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY