Pas kërcënimit gjerman, reagon Rama

Pas kërcënimit gjerman, reagon Rama

369
0
Shares

Edi Rama ka reaguar pas kërcënimit të ashpër nga Gjermania, se nëse miratohen ndryshimet kushtetuese do të pengojnë hapjen e negociatave.

Rama duke iu përgjigjur opozitës, shkruan në Twitter:  As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet të merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje!

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

Shoh agjitim në radhët e opozitës jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave!

Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë.

Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit…

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet të merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje!

Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY