Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi sot ne ekisionin Tempora te gazetares Sonila Meco se “Ka ardhur pika e kthesës”, Europa u bashkua në një zë për të dënuar krimin e Edi Ramës, tha Basha.
Pjese nga intervista e Bashes:
Jam plotësisht dakord me dy konstatime që bëri Vincent van Gerven. E para që jemi në një pikë kthese që artikulli i Frankfurter Allgemeine Zeitung apo artikuj të tjerë që e kanë cilësuar si një krim moral ose si një veprim fashist, në rastin e Der Standard, që vjen era korrupsion, qëndrimeve të prera dhe të qarta të autoriteteve europiane Donald Tusk dhe komisioneri Varhelyi tek një njeri që ka lobuar shumë për çeljen e negociatave me BE që ka arritur madje të bindë edhe parlamentin holandez që të votojë hapjen në parim, sigurisht me 15 kushte, siç është doktor Whadepul i CDU-së. Zëra nga e gjithë Europa janë bashkuar për të dënuar në mënyrë të plotë dhe pa asnjë mëdyshje, pa asnjë ekuivok, krimin që ndodhi të dielën në mëngjes. Sigurisht krimi përbëhet me dy pjesë: përbëhet nga pjesa materiale e krimit që është shkatërrimi i një ndërtese me vlera historike, kulturore të çmuara për Shqipërinë, por tani e dinë edhe për Europën,
sepse ishte Europa Nostra ajo që e renditi ndër 7 monumentet që duhen mbrojtur në Europë dhe që madje filloi të siguronte dhe financimin për restaurimin e tij, kjo është pjesa materiale e krimit. Është një pjesë tjetër që ka galvanizuar këtë lloj reagimi të cilin për fat të keq dhe këtu është pjesa e dytë ku bie dakord me Vincentin, nuk e pamë kur u prishën shtëpitë e banorëve të unazës së re, të Shkozës apo në fund të bulevardit të ri. Nuk e pamë kur u dhunuan dhe u përgjakën aktivistë, gazetarë, kur u mbyllën media kritike apo televizione kritike me qeverinë. Nuk e pamë kur u rrënuan standardet zgjedhore, u kapën me presh në duar duke manipuluar votat e shqiptarëve, zgjedhjet e shqiptarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar. Nuk e pamë kur Shqipëria u kthye në hambar droge për të financuar kapjen e pushtetit, për të financuar kapjen e ekonomisë. Në këtë kuptim, kjo është pika e kthesës, kjo është vija e kuqe dhe shkon shumë përtej simbolikës së ndërtesës, e cila dua ta theksoj edhe një herë, do të rindërtohet ashtu siç ka qenë, aty ku ka qenë. Dhe ata që morën pjesë në këtë krim në pjesën materiale të këtij krimi, nga i pari tek i fundit do të përballen me drejtësinë. Ky është një zotim që unë e kam firmosur me shkrim me Aleancën për Teatrin në korrikun e vitit të kaluar dhe të cilit i qëndroj plotësisht me nderin tim, në emër të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar, dhe që është diçka që do ta bëjmë realitet.
Pyetje: Kjo është diçka, një kontratë me Aleancën.
Lulzim Basha: Kjo është një vijë e kuqe e kaluar dhe është një zgjim më së fundmi i shumë faktorëve të rëndësishëm. Por mbi të gjitha është një zgjim edhe i atyre që mund të kenë pasur iluzione apo kanë qenë të struktur në indiferencën e tyre personale për të kuptuar nga mënyra se si u trajtua Teatri, se si u trajtuan artistët, se si u trajtuan aktivistët, se si u trajtuan gazetarët, se si u trajtua media, se si u trajtuan qytetarët, nënat, vajzat e reja, se si u trajtuan edhe politikanë të opozitës që ishin aty në përpjekjen e tyre për të qëndruar bashkë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit se pa një ndryshim radikal i njëjti fat mund të presë secilin prej tyre, i pret të gjithë ata. Dhe ne e dimë që shkatërrimi i Teatrit është një vazhdimësi e shkatërrimesh që kanë ndodhur. Ky njeri, ky sistem që ai ka ngritur, kjo kakistrokraci, kjo ngritje në sistem e të keqes. E keqja ka fytyrën e Edi Ramës, ka emrin e Edi Ramës, sigurisht ka edhe tentakula sepse jam dakord një njëri i vetëm nuk e mban dot të gjithën, ka edhe tentakulat e saj. Ky sistem dhe ky njeri ka 7 vite që shkatërron dhe placket Shqipërinë, pasuritë publike, paratë e shqiptarëve, demokracinë, institucionet dhe të ardhmen tonë europiane.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/