Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pellumb Pipero ne Vlore: Dilni ne diell!

03/05/2020
Pëllumb Pipero ka ditëlindjen, merr surprizën e këndshme tek Infektivi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ishte sot në qytetin e Vlorës, nga ku, dha edhe disa këshilla e opinione të tij, tepër të nevojshme për të gjithë qytetarët, raporton abcnews.

“Unë besoj që Vlora gradualisht po bëhet gati sepse masat po lehtësohen dita-ditës. Epidemia ka një ritëm gradual por ulës në vijimësi, ndërkohë Vlora nesër shpallet zonë e gjelbër dhe është një lajm jashtëzakonisht i mirë. Ka 3-4 javë pa asnjë rast të ri, kështu që në qoftë se ju e konsideroni një mesazh të tillë, le të jetë ky i afrimit të turizmit për Vlorën. Pse jo?!”,

Pipero ka sqaruar në një intervistë për mediat se megjithëse situata është e qetë, nuk duhet të ketë rënie të vigjilencës dhe kujdesit, duke treguar masat që duhet të respektojë çdo qytetar.

“Situata është shumë e qetë por nuk duhet të na ulë kujdesin. Epidemia ka një ritëm rënës, ulje të qëndrueshme. Edhe sa i takon numrit të rasteve të shtruara, që po shtrohen në spital që janë 2-3 në ditë, herë pa asnjë rast fare, edhe sa i takon numrit të rasteve të reja pozitivë që dita e fundit e ka qenë 9, 7, 6 sot.

Lajmi i mirë është që numri i rasteve të shëruara shtohet nga dita në ditë, tashmë kemi më shumë se gjysmën e personave të prekur të shëruar. Situata është mjaft e qetë por kjo qetësi nuk duhet të na ulë as vigjilencën, nuk duhet të na vërë as në gjumë, nuk duhet të na ulë as kujdesin.

Ende virusi qarkullon, pavarësisht se me ritëm të ulët dhe ndofta edhe me virulencë të ulët por ende qarkullon. Sa kohë virusi qarkullon neve duhet që medoemos të respektojmë ato masa të rëndësishme shumë për këtë fazë të dytë që është faza e hapjes graduale por e qëndrueshme.

Do të thotë që ende duhet të kemi kujdes, sidomos në mjedise publike. Qytetarët të ruajnë distancën fizike, të vendosin një maskë, ata që shërbejnë të kenë maska e doreza, higjiena për duart, larja sa më shpesh, janë disa masa që duhet t’i respektojmë në vijimësi”, tha Pipero.

Sipas mjekut, hapja rajonale është një hapje e rekomanduar edhe nga OBSH-ja por edhe  strategjitë e vendeve të tjera.

Pyetje: Duke marrë parasysh që nesër Vlora do të hapet, nga çfarë duhet të ruhemi?

“Hapja rajonale, atje ku kemi 2-3 javë pa qarkullim virusi nuk duhet të kemi frikë. Pra të lejohet qarkullimi i njerëzve, automjeteve pse jo, hapja e lokaleve. Normalisht sipas udhëzimeve. Kujdesi është të ruajmë një lloj distance fizike. Të mos bëhemi grumbull, të mos jemi më shumë se 2 veta mundësisht, të ruajmë një distancë 1 -1.5 metër.

Kur hyjmë në mjedise publike të vendosim një maskë, të tregojmë kujdes për duart, t’i lajmë sa më shpesh. Të ecim, të ekspozohemi në diell është një gjë shumë e mirë, të pimë lëngje sa më shumë. Por distancimi fizik është i nevojshëm për sa kohë virusi qarkullon”, deklaroi mjeku i njohur.

Por çfarë e ka favorizuar Vlorën? Pipero përmend disa arsye, duke mos harruar bujarinë e Zotit.

“Ekipet e mjekëve epidemiologë dhe specialistëve kanë bërë një punë të mrekullueshme në gjithë vendin. Strategjia e gjurmimit të kontakteve ka qenë efikas, monitorimi adekuat i situatës, izolimi i shpejtë i rasteve me klinikë dhe i kontaktite të kontakteve, kanë mundësuar që të izolohet shumë shpejt çdo rast i ri i konstatuar në Vlorë.

Ky ka qenë çelësi i suksesit mendoj unë dhe nga ana tjetër besoj që ndryshe nga sa jemi mësuar që vlonjatët janë pak popull rebel, besoj fort që qytetarët e Vlorës kanë respektuar në mënyrë optimale udhëzimet apo urdhrat e qeverisë, i kanë respektuar normat e distancimit social, këshillat që kemi dhënë ne dhe ndoshta është dhe pak dhuratë e Zotit, fat”, tha ai.

I pyetur se përse ka shkuar në Vlorë, Pipero ka treguar arsyet.

“Pse kam ardhur në Vlorë është pyetje pak e vështirë. Kisha një konsultë me një kolegun tim mjek, për një rast që nuk kishte lidhje me COVID por për një sëmundje tjetër, meqë nuk kishin mundësi ta sillnin në Tiranë, erdha e konsultova këtu. Dhe shfrytëzova rastin të shfrytëzoj diellin, po të shikoj dhe qytetarët e relaksuar të Vlorës, por t’ju takoj dhe juve me këtë rast”, u shpreh infeksionisti.abcnews

Tags: aksi fier vlorePellumb pipero koronavirus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.