Horoskopi, 1 Prill 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 1 Prill 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

160
0
Shares

Dashi

Gjatë kësaj dite lodhja do të ndihet kudo. Dashuria do të jetë protagoniste e ditës, ndërkohë që ky do të jetë një moment i mirë për ndjenjat. Në punë, shtyjini për më vonë gjërat e rëndësishme.

Demi

Prilli do të nisë për ju në mënyrë shumë të rëndësishme për ndjenjat. Dielli do të hyjë në shenjën tuaj dhe çdo gjë do të jetë më e lehtë. Puna do të ecë mirë. Disa probleme në shtëpi, do mund të zgjidhen.

Binjakët

Dashuria do të ecë më së miri gjatë kësaj të mërkure, ku do të keni dëshirë për të zyrtarizuar një histori dhe të hidhni hapin e parë. Gjërat do të përmirësohen duke nisur nga dita e tretë e muajit. Në punë, do të ketë përmirësime të dukshme, ku do të jeni në një fazë rikuperimi.

Gaforrja

Mundohuni që të jeni të relaksuar dhe të mos ngarkoheni me shumë stres. Historitë që do të lindin tashmë, do të bëhen interesante shumë shpejt. Në punë, do të ketë përmirësim të ndjeshëm.

Luani

Ky është momenti i duhur për të zgjidhur ndonjë problem, por duhet të lini ankthin dhe nervozizmin mënjanë. Në dashuri, është momenti i duhur për të bërë paqe. Në punë, duhet të reflektoni mirë para se të mbyllni çështje të reja, pa harruar anën ekonomike.

Virgjëresha

Në dashuri përfitoni nga këto ditë të para të muajit, për të bërë diçka me njeriun e zemrës. Duke nisur nga dita e tretë e muajit, gjërat do të komplikohen. Rrini larg situatave në punë, të cilat nuk ju pëlqejnë.

Peshorja

Në këtë moment do të jeni të tensionuar dhe të mbushur me dyshime. Si në punë dhe në jetën sentimentale, mund të keni pasiguri. Nëse në dashuri ka tensione, mundohuni që të bëni paqe.

Akrepi

Në dashuri jo të gjithë çiftet do të rezistojnë. Megjithatë situata sentimentale do të përmirësohet dhe problemet do t gjejnë zgjidhje. Në punë, duhet të tregoheni të durueshëm.

Shigjetari

Do të ketë tension dhe nervozizëm. Kjo gjë do të dominojë edhe në raportin në çift dhe mund të inatoseni aq sa të nisë një debat i furishëm. Bëni mirë që ti zgjidhni me diplomaci problemet në çift. Në punë gjërat do të ecin ngadalë.

Bricjapi

Në dashuri është momenti i vendimeve dhe sqarimeve, shkruan noa.al. Mund të keni dëshirë që të hidhni një hap të rëndësishëm për jetën në çift, por bëni mirë që të verifikoni fillimisht se çfarë mendon partneri/ja.

Ujori

Venusi do të hyj shumë shpejt në shenjën tuaj, duke favorizuar dashurinë. Çiftet që kanë kohë bashkë, janë ata që rrezikojnë më shumë. Ata që prej pak kohësh kanë ndryshuar punë, mund të fillojnë më në fund që të gjejnë zgjidhje.

Peshqit

Dashuria do të jetë e komplikuar, për shkak se Venusin do e keni kundër. Mund të jeni të përhumbur në mendime, për shkak të dikujt nga e kaluara juaj. Në punë ecni më ngadalë, pasi duhet shumë kujdes për të gjetur zgjidhjet e duhura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY