Policia e Shtetit ka bere nje. Deyshim ne proceduren e lejes per te udhetuar me makine dukenia kaluar nje pjese te fluksit te kerkesave policise rrugore ne rrethe.
Sqarim i Policisë së Shtetit
Nisur nga fluksi i madh i telefonatave të qytetarëve drejt numrave të dedikuar 069 41 22223 dhe 069 41 22224, si dhe nga email-et shumta të ardhura në adresën e dedikuar: policiarrugore@asp.gov.al, për akreditim apo informacione të ndryshme në lidhje me masat kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, sqarojmë gjithë qytetarët se:
Të gjithë pronarët e bizneseve prodhuese apo ata që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilët duan të akreditojnë automjetet për lëvizje personeli apo mallra brenda qarkut, të mos dërgojnë email në adresën policiarrugore@asp.gov.al dhe as të mos telefonojnë në dy numrat e dedikuar, por t’i drejtohen Sektorit të Policisë Rrugore të qarkut ku kanë vendbanimin dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Ndërsa ata pronarë apo administratorë që kanë aktivitet/biznes edhe jashtë qarkut, si dhe ata që banojnë në qarkun Tiranë, të vazhdojnë të bëjnë kërkesa për akreditim nëpërmjet email-it policiarrugore@asp.gov.al dhe dy numrave të dedikuar.
Orari i lëvizjes 06:00 deri 08:00 dhe në mbasdite 16:00 deri në 17:00 nuk është për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por për personelin/ punonjesit e ndërmarrjeve prodhuese, të cilët do lejohen të kenë aktivitet, sipas konfirmimeve të bëra nga Policia e Shtetit, si dhe për punonjësit e institucioneve shtetërore të pajisur me dokument identifikimi të institucionit.
Në këto orare nuk do lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me automjete private.
Punonjësit e Policisë së Shtetit, ata të Policisë së Burgjeve, të SHPSF-ve, personeli shëndetësor dhe gazetarët lejohen të qarkullojnë në oraret e ndërrimit të turneve, duke patur me vete dokumentim e lëshuar nga institucioni ku punojnë.
Automjetet e firmave prodhuese dhe furnizuese, kadet, furgonçinat, kamionçinat dhe kamionët lejohen të lëvizin në çdo moment, por duke argumentuar lëvizjen me faturat e shpërndarjes së mallit apo të furnizimit me mall.
Për urgjenca mjekësore, personat të telefonojnë në numrin 129/112 dhe në dy numrat e dedikuar, duke bërë prezent problemin për lëvizjen që kërkojnë.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk janë të përfshirë në listën që u lejohet të qarkullojnë, të respektojnë me rigorozitet kufizimet dhe të mos dalin në qarkullim, pasi dalja i penalizon me 3 vjet të heqjes së Lejes së Drejtimit.
DurimBashkëDoJaDalim👮🏻♀🤝👨⚕
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/