Kryeministri Edi Rama kerkoi sot te neutralizoje sadopak padine e PD per skandalin e maskave me nje padi ndaj ish Kryeministrit Sali Berisha.
Rama ka perdorur per kete padi te lajmeeuar Komisionin parlamentar te shendetesise.
Ata kane vendosur ta akuzojne Berishen për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara, në një kohë kur vendi është prekur nga koronavirusi.
Në reagimin e grupit të PS-së, thuhet se kallëzimi do të depozitohet nesër në prokurorinë e Tiranës.
Deklarata e grupit parlamentar i PS:
Deputete te Komisionit te Shendetesise ne Kuvendin e Shqiperise po ndjekin dhe vleresojne masat e marra per perballimin e situatës se emergjencës të krijuar në Shqipëri si pasojë e përhapjes në shumë vende të botës së virusit COVID-19 dhe nevojën për solidaritet me bluzat e bardha të cilet kane pergjegjesine kryesore.
Grupi i PS sqaron se: “Ne konstatojne me shqetesim disa veprime keqdashese te disa personave politikë që synojnë të perhapin panik, mosbesim tek stafet mjekesore dhe demoralizim.
Per kete qellim bazuar ne Nenin 267 te Kodit Penal ne Republiken e Shqiperise kemi vendosur te kallzojme penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.
Gjithashtu i bëjme thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik. Kallzimi i plote penal do te depozitohet neser ne mengjez ne Prokurorine e Tiranes”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/