Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AGRON TUFA/ Henri Çili – trofeu i lakmuar i Drejtësisë enveriste SPAK & KLP

01/03/2020
AGRON TUFA/ Henri Çili – trofeu i lakmuar i Drejtësisë enveriste SPAK & KLP
Share on FacebookShare on Whatsapp

Organet e Reja te Drejtësisë së Reformuar Enveriste (me Veting), prokurorët azganë, ish hetuesa të kohës së komunizmit – Arben Kraja, B. Sheshi. A. Dvorani etj), qysh pas përbetimit të janarit 2020 se do të mbrojnë njëri-tjetrin grusht bashkuar reth kreut të SPAK-ut – sapo kanë filluar gjuetinë e krerëve apo peshqëve të mëdhenj të korrupsionit.
Në këtë vend të shfytyruar nga krimi i organizuar shtetëror e politik, që kanabizon kolumbishëm vendin, që me paratë e drogës ngre e rrëzon pushtete, blen ambasadorë të rëndësishëm të euroamerikës, blen zgjedhje elektorale qëndrore e lokale, blen deputetë e vota deputetësh, blen opozitën dhe ngreh, sajon e emëron opozita-kukull; në këtë vend të kthyer në kosh plehërash për pastrim parash nga e gjithë bota apo terren kismetli për aventurat ekonomike të lloj-lloj dështaku e sharlatani – në këtë vend ku origjina e bizneseve të reja marramendëse kriptohet e përfundon tek deputetë e ministra (me ish e pa ish), – na qenka pra në këtë vend kryepersoni i rrezikshëm – Henri Çili!
Kjo qenka Peshku i madh i korrupsionit ore!? O, ç’na gajasët më keq se Saja e çunat e Sajes! Po Henri qenka Oktpodi?! Apo nuk donit të dilnit duarthatë përballë zonjës Ambasadore?
Sigurisht liberali Çili ka kritikuar ashpër klikën e Rilindjes në.pushtet (dhe duhet ta bëjë gjithkush këtë duke e konsideruar si pushtet jo legjitim, thuajse pushtim), por kjo nuk është arsye për arrestim në mesnatë, në stil sigurimsash dhe me një batare akuzash.
Gjithë ato akuza, përveçse qesharake, ato e bëjnë me simpatike figurën e pedagogut, publicistit, sipërmarrësit e botuesit Henri Çilit.
Zelli, padyshim i tepëruar e i pabazë i drejtësisë së rikthyer komuniste, tregon se çfarë ekuivokesh mund të prodhojnë ish shërbëtorët e diktaturës po t’u lësh drejtësinë në dorë. E nëqoftëse Rama është paranojak (për vete nuk kam.pikë dyshimi) dhe nuk ndërhyn ta ndalojë këtë vodevil të turpshëm e të trashë, kltë instalacion psykopatik enveristësh e sigurimsash, atëherë shakaja do të vijë duke u zgjeruar përbindshëm: vetë do ta pësojë në një situatë disa herë më të egër, më absurde, me të vetmin ndryshim nga Çili, që kryeministri prej shumë vitesh e ka hak.
Unë shpresoj që gazetarët të reagojnë, ta tregojnë veten duke mbështur lirimin e kolegut të tyre Henri Çilis e të dëshmojnë kësisoj, se sa flluska janë të lirë.

P.S. Nuk kam qenë asnjëherë pedagog në UET-in e Çilit, nuk kam.punuar në mediat e tij, nuk kam botuar asbjë libër në botimet Uetpres dhe Mapo et., etj.

Tags: agron tufahenri cili

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.