Koronavirusi, izolimit nuk i shpëton as ylli i Tottenham

Koronavirusi, izolimit nuk i shpëton as ylli i Tottenham

135
0
Shares

Duke qene se Koreja e Jugut është vendi i dytë në botë, pas Kinës, me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi, me mbi 2300 raste dhe 16 të vdekur, nuk eshte e pazakonte qe dhe emra te njohur te preken nga ky virus vdekjeprures.

Kjo i ka ndodhur yllit të Tottenham Son Heung-min të futet në vetëkarantinë pas një udhëtimi në Korenë e Jugut.

Në fillim të shkurtit, Son udhëtoi në Korenë e Jugut për të kryer një operacion në krah, pasi e theu atë në ndeshjen ndaj Aston Villa-s, pasi dëshironte që operacioni të kryhej nga një njëjti kirurg që e kishte operuar edhe para 3 vitesh. Megjithatë, edhe pse gjithçka ka kaluar tashmë për futbollistin, ai do të qendrojë i izoluar për 14 ditë.

Ndërkohë, futbolli është prekur drejtpërdrejt nga koronavirusi. Një ditë më parë, në Itali u regjistrua rasti i parë i një futbollisti të prekur nga virusi i ri, COVID-19. Ndonëse identiteti i sportistit nuk është bërë publik, dihet që ai luan në Serie C, kategoria e tretë italiane, në provincën e Sienës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY