125 familje në Manëz jetojnë në ujë e baltë, Basha apelon për...

125 familje në Manëz jetojnë në ujë e baltë, Basha apelon për zgjidhje urgjente

89
0
Shares

125 familje që jetonin në pallatet e vjetra në Manëz kanë mbetur pa shtëpi sipasojë e tërmetit dhe jetojnë në çadra në një arë me ujë e baltë.

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha u ndal në kampin e improvizuar dhe pas sesi fëmijë të vegjël dhe të sëmurë detyrohet të kalojnë natën në kushte ekstremisht të vështira.
Objektet ku qindra qytetarë, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë pësuar dëme të parikuperushme dhe nuk kanë më asnjë vend ku të rrinë.
Një e moshuar që nuk ka arritur të sigurojë çadër, ka mbetur në oborrin e pallatit duke e kaluar natën nën plastmas
“Nuk na kanë dhënë as çadër, asgjë”, – thotë ajo dhe tregon vendin ku ka mbledhur atë çka ka mbetur nga shtëpia e saj.
“Kemi ardhur të ngrejmë zërin për ju”, – shprehet kreu i PD, ndërsa për disa momente ndjek procesin e nxjerrjes së orendive shtëpiake nga banorët e dëmtuar, të cilët rrezikojnë jetën për të shpëtuar atë çka ka mbetur nga pasuria e tyre.
Pak metra më tutje, banorët e këtyre pallateve tashmë të rrënuara, janë mbledhur në çadra, të cilat nga shiu i madh janë kthyer në burim rreziku për shëndetin e tyre.
Duke qenë i vetmi që interesohet për fatin e tyre, banorët i ankohen në kor Bashës për mënyrën sesi po menaxhohet shpërndarja e ndihmave.
“Vetëm shoqatat na kanë dhënë ndihma. Këta të njësisë në fillim i ndanë me rregull. Tani merr kush mundet. Ata që s’kanë forcë mbeten pa gjë. Ia kanë marrë vajzës jorganin”, – thotë një zonjë.
Të gjithë banorët e çadrave kapin për krahu kryetarin demokrat dhe secili tregon nga një pjesë të dramës së vet.
“Kam fëmijën vetëm 1 muajsh që më duhet ta mbaj në çadër”, – ankohet një çift i dëshpëruar në një nga çadrat e rrethuara nga uji e balta. Ata thonë se fëmijët rrezikojnë të sëmurën dhe gjatë natës temperaturat janë shumë të ulëta dhe kanë ftohtë.
Në njërin cep të kampit, janë dhe disa çadra të vogla të llogaritura për një person, por në to Basha gjen një familje të madhe, pasi nuk kanë çadër të madhe për tu strehuar.
“Këtu kanë kaluar natën fëmijët”, – thotë zonja që qëndron brenda, ndërsa bashkëshorti i saj shpjegon se kur shkoi të kërkonte çadër, zyrtarët e njësisë vendore i thanë se kishin mbaruar.
Kryetari Basha i kërkoi strukturave të PD në Manëz që të gjejnë menjëherë zgjidhje për këto familje dhe tu sigurohen çadra të mëdha.
Jo shumë larg qendrës së Manzës, në Kamberas, disa banesa të dëmtuara janë lënë tërësisht në harresë nga institucionet. Familjarët i thonë kryetarit të PD, që kanë një javë që flenë në makinë dhe se ndihmat e vetme që kanë marrë kanë qenë nga individë dhe vullnetarë. Edhe për këto raste Basha apeloi institucionet për ndihmë ndërsa porositi drejtuesit e degës së PD që të bëjnë të mundur gjetjen e çadrave.
Banorët e këtyre shtëpive kërkojnë që të vlerësohen dëmet e tu jepet zgjidhje.
“Nuk duam asgjë, vetëm të vijnë e të vlerësojnë shtëpinë se po flemë jashtë, të dimë çfarë të bëjmë”
Basha duke marrë shkas nga këto ankesa përsëriti edhe njëherë idenë e përfshirjes në procesin e vlerësimit të 500 inxhinierëve që i janë ofruar Partisë Demokratike në mënyrë vullnetare.
“Kam dy ditë që i them janë 500 inxhinierë gati për vlerësim, ai rri e tallet në TV”, – u shpreh Basha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY