Arta Vorpsi ka ndërmarrë sot një tjetër hap me qëllim njohjen e mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Vorpsi i është drejtuar sot me një kërkesë anëtarëve në detyrë për në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas burimeve, kërkesa i është drejtuar Vitore Tushës, Besnik Mucit, Elsa Toskës si edhe Fiona Papajorgjit, përmes së cilës znj.Vorpsi kërkon prejt tyre të njohin mandatin e saj si anëtare e gjykatës Kushtetuese, me votë të parlamentit.
Për shkak të konfliktit të interesit, mësohet se Marsida Xhaferllari e emëruar me dekret të Presidentit Ilir Meta dhe e betuar para tij si anëtare e Kushtetueses, nuk mori pjesë në mbledhje.
Arta Vorpsi ka deklaruar se mandatin e kam marrë me ligj. Ajo ka thene se “ I jam drejtuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese dhe drejtueses se saj dhe po pres fillimin edhe administrativisht të marrëdhënieve të punës.”
Kujtojmë se Vorpsi u betua në notere duke shmangur Presidentin. Pritet që Gjykata Kushtetuese të dalë pas pak me një qëndrim për rezolutën e miratuar nga Parlamenti.
vijon…
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/