Ambasadorët në zyrën e Bashës, nuk japin shpjegime për takimin

Ambasadorët në zyrën e Bashës, nuk japin shpjegime për takimin

90
0
Shares

Ambasadorët nuk komentuan sot një takim që zhvilluan pasdite në selinë e PD-së, me kryetarin e saj Lulzim Basha. E ngarkuara me punë e ShBA, Leyla Moses-Ones, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadori Gjerman në Tiranë, ai i Britanisë së Madhe takuan sot kryedemokratin, Lulzim Basha.

Në përfundim të takimit, e ngarkuara me punë e SHBA,  Leyla Moses-Ones, nuk pranoi të bënte komente rreth asaj çfarë diskutoi me Bashën. E pyetur nga gazetarët ajo ka thënë thjesht: Takimi ishte privat, nuk kam komente.

Takimi erdhi pas përplasjeve të ashpra që u zhvilluan sot mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re të cilëve po iu prishen shtëpitë pa u kompensuar nga qeveria e cila ka ndarë 40 milionë euro për 2 km autostradë në daljen perëndimore të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY