Basha: Mos u shkurajoni nga e sotmja, hajdeni të bëhemi bashkë per...

Basha: Mos u shkurajoni nga e sotmja, hajdeni të bëhemi bashkë per te ardhmen

79
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha vijoi sot takimet e tij ne qytetin e Vlores. Edhe ne kete qytrt ai beei thirrje te mos braktiset Shqiperia por te ndryshohet ajo.

Deklarata e Bashes:

Shqipëria është në krizë shprese. Për të dalë duhet të gjejmë diagnozën. Në Shqipëri martim vendimr një grusht njerëzish që nuk e kanë legjitimitetin për këtë vendimarrje. Këtu kemi ardjir sepse pushteti është marrë me ndihmën e krimit. Kemi një qeveri që nuk përfaqëson interesat e rinisë, por interesin e krimit. Kjo zgjidhet vetem me zgjedhje të lira. Nuk shkohet në Europë të dalë nga krimi dhe të zhytur në korrupsion.

Të shihemi sy më sy dhe të flasim për gjithë ato probleme që ju shqetësojnë, por edhe për shpresat që ky rrugëtim të çojë në ndryshimin që kërkon shumica e shqiptarëve. Rinia duhet të marrë fatin e vendit në dorë. Ka ardhur koha të mos bëjmë kompromis në kurriz të rinisë

Në Shqipëri klima për biznesin është toksike. Rinia po përjeton braktisje totale nga kjo qeveri. Rinia është dështimi më i madh i këtij kryeministri, ndaj rinia është grupmosha që po i drejtohet më shumë emigracionit.

Nëse do të kemi një rini të shkolluar dhe të kualifikuar për tregun e punës, do të sjellë edhe investimet e huaja. Rinia do bëjë të mundur kthimin e Shqipërisë nga rruga e gabuar ku është futur.

Nderkaq Basha u përgjigjet të rinjve në Vlorë për cilësitë që do ta bëjnë një kryeministër të mirë.

çfarë kam unë ndryshe? Është e vështirë të flasësh për veten, por e kam për detyrë ta shpjegoj, përderisa e kërkoj këtë përgjegjësi. E kam për detyrë t’ju them se ndryshe nga ky që qeveris sot, unë nuk kam lidhje me asnjë kriminel dhe nuk jam mbështetur kurrë tek kriminelët për pushtetin tim apo të partisë sime. Përkundrazi! Ne kemi bërë një betejë 6 vje çare kundër krimint dhe kemi fituar disa segmente të kësaj beteje, si ç është përshembull ligji për dekriminalizimin, që ka nxjerrë shumë pushtettarë nga parlamenti, nga bashkitë. I fundit ishte ky i Vorës.

Unë nuk kam asnjë lidhje me oligarkinë. Përkundrazi! Unë dhe partia ime kemi një plan për ta çarmatosur oligarkinë nga instrumentat me të cilat kap shtetin dhe pushtetin dhe, pastaj, vjedh dhe grabit pasuritë e shqiptarëve, si ç kemi edhe hstë një plan për t’u marrë çdo qindarkë që i kanë marrë nga taksat tuaja dhe për t’jua rikthyer ju.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY