Këngëtari i njohur spanjoll, i cili ka rrëmbyer miliarda klikime, Enrique Iglesias ka bërë gjestin e bukur gjatë një koncerti të mbajtur në qytetin e Selanikut në Greqi.
Një prej fansave në koncert i ka hedhur 44-vjeçarit në skenë flamurin shqiptar. Pas këtij momenti Enrique i ka surprizuar të gjithë duke e marrë flamurin në duar e duke e valëvitur disa herë.
Ky gjest i ka lumturuar të gjithë shqiptarët në koncert, të cilët janë treguar të kujdesshëm duke e fotografuar si moment. Mësohet se mes tyre ka qenë edhe moderatorja shqiptare, Fjodora Fora e cila e ka ndarë këtë moment në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
K.B./DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/