Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Historia plot vuajtje e gruas: Burri xheloz më detyroi t’i çoj vjehrrës çarçafin për t’i vërtetuar virgjërinë

06/10/2019
Historia plot vuajtje e gruas: Burri xheloz më detyroi t’i çoj vjehrrës çarçafin për t’i vërtetuar virgjërinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

I janë dashur plot 13 vite martesë mes dhunës fizike e psikologjike për të marrë vendimin që të divorcohej. Ka qenë një rrëfim i trishtë mes lotësh ai i Rigelës, 31 vjeçares nga Lushnja e cila ka treguar peripecitë e jetës në studion e “Ka një mesazh për ty” në televizionin Klan. Hallet e saj nisën që ditën e parë kur u fut nuse në shtëpinë e ish-bashkëshortit dhe në atë kohë ajo ishte thuajse fëmijë, pas mbarimit të klasës së tetë. Burri kishte filluar që në fejesë të shfaqte shenja të një xhelozie ekstreme por që për shkak të mentalitetit, Rigela nuk mund të bënte hapa pas.

Në natën e parë të martesës, bashkëshorti e kishte detyruar Rigelën që t’i çonte vjehrrës çarçafin për t’i provuar se ishte e virgjër. Për nusen e re ky ishte poshtërimi i parë që i bëhej dinjitetit të saj dhe që më pas do vijonte me dhunë e kërcënime. Ajo ka treguar se bashkëshorti nuk e lejonte të kishte kontakte me familjarët e saj.

Të kishte shoqe apo të dilte për një kafe as nuk mund të mendohej. Për gjashtë muaj që kishin jetuar në Itali, Rigela nuk e pa një herë dritën e diellit e vetme sepse sa herë do dilte jashtë shtëpisë duhej të shoqërohej nga i shoqi. Ky i fundit, sipas Rigelës e ka kërcënuar dhe me armë se do e vriste. Sipa saj gjithçka vinte nga xhelozia e tij e sëmurë, e pohuar së fundmi edhe nga familjarët e ish bashkëshortit të cilët kanë thënë se ai vuante nga depresioni.

Duke shpresuar se gjërat do ndryshonin për mirë, Rigela kishte pranuar të bënte dhe dy fëmijë me atë person. Ajo ka shpërthyer në lot teksa tregonte në studio sesi kohëve të fundit kishte abortuar tre herë sepse nuk donte të kishte më fëmijë të tjerë të cilët do rriteshin në një ambient të tillë familjar. Ka qenë pikërisht aborti i fundit, momenti kur Rigela e sëmurë në spital po luftonte me jetën, koha kur ajo ka vendosur që të divorcohet nga i shoqi. “Unë e kam dashur atë person pavarësisht se ka ushtruar dhunë por kam shpresuar se do ndryshojë. E kam bërë edhe për hir të dy fëmijëve që të mos prishja familjen. Por arrita në momentin që të bind veten që nuk e dua më, që t’a nxjerr nga zemra. Unë isha duke vdekur në spital dhe ai as nuk u kujtua që të vinte e të më shikonte. Këtu mora vendimin që nuk ka më kthim prapa me atë njeri”, është rrëfyer Rigela. Por nga e gjithë kjo histori, nuk është lënduar vetëm ajo dhe fëmijët por edhe prindërit e saj.

Sa herë gjërat acaroheshin mes çiftit, Rigela “përplasej” tek prindërit Sulejman e Lutfije të cilët i hapnin derën. Sipas saj, ngjarjet e ndodhura i kanë bërë dhe ata të ndihen të turpëruar e kokulur përballë opinionit. Kjo ishte dhe arsyeja që i kishte ftuar në emisionin e Ardit Gjebresë që t’u jepte një mesazh. Përtej falenderimit për 13 vitet që ata e kanë ndihmuar, Rigela u ka bërë dhe një premtim që nuk do kthehej më kurrë me ish bashkëshortin që të mos i shkaktonte më vuajtje vetes e njerëzve të dashur të familjes. I përlotur dhe i emocionuar Sulejmani i është përgjigjur të bijës që do kujdesej përherë për Rigelën dhe dy fëmijët.

https://www.facebook.com/edielashqiptareofficial/videos/977737012562776/?t=0

“Ti prej nesh e ke derën hapur, ti je goca jonë. Sido që të ndodhin rrethanat ti je goca ime. Derën e ke hapur me gjithë fëmijët. I rris unë, gjyshi dhe pensionin tim do e marrin ata të dy” është shprehur babai i Rigelës. Kjo e fundit ka dashur t’u japë një mesazh edhe të gjitha femrave që mund të gjenden në pozitat e saj që të mos e lejojnë veten të bien pre e dhunës dhe e poshtërimit. Të mos ecin me mentalitetin që “po u ndave mbetesh në derë” e as të bëjnë sakrificën e kotë që të rrijnë me një burrë të dhunshëm vetëm për faktin që “të ruajnë familjen”. Nuk mund të rriten fëmijë të shëndoshë në një familje ku mbizotëron dhuna, është shprehur Rigela./tv klan

Tags: drameGRUAJAka nje mesazh per tyVuajtje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.