EMRI/Kapet shqiptari që kërkohej në Itali, dyshime se është pjesë e organizatës...

EMRI/Kapet shqiptari që kërkohej në Itali, dyshime se është pjesë e organizatës kriminale

114
0
Shares

Një 44-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë së Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim në Itali.

Shqiptari ishte i akuzuar për veprën penale “Organizata kriminale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Mikel Rama do të ekstradohet në drejtim të Italisë, ku do të përballet me gjykimin në Gjykatën e Milanos.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet një shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, për kryerjen e veprës penale “Organizata krimininale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të mara dhe një pune të mirëorganizuar, arrestoi përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • M(Dh).R., 44 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrest për veprën penale “Organizata kriminale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY