Ambasadori i BE Luigi Soreca nuk ka preferuar të flasë gjatë sot kur u pyet nga mediat për vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda që e dënoi të enjten ish ministrin Saimir Tahiri me 3 vjet shërbim prove.
“Më lejoni të lexoj një herë vendimin dhe pastaj do flas”, tha ambasadori.
Deklaratën e beri pas prezantimit të një prej detyrave që Shqipërisë i eshte ngarkuar nga BE. Bashkimi Europian ka theksuar rëndësinë e popullsisë dhe banesave në Shqipëri dhe për këtë ka dhënë 14.5 milionë euro për të bërë censin e popullsisë dhe të banesave për vitin 2020.
Ambasadori i BE, Luigi Soreca, vuri në dukje faktin se censi 2011 kishte paqartësi, duke theksuar se censi me të dhëna të plota dhe të besueshme është baza e Shipërisë dhe e BE-së.
Kryediplomati i BE tha se censi do të jetë baza e negociatave, dhe siç thotë Këshilli i Evropës, duhet të bëhet në mënyrë të lirë dhe vullnetare.
“Rëndësia e popullsisë nuk është vetëm për Shqipërinë, por edhe për BE-në dhe për aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Censi do të jetë baza e negociatave. Shpresa ime është që negociatat të çelen shumë shpejt“,-u shpreh Soreca.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/