Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LIBRI/Besnik Mustafaj, kush është “Doktori” që ironizon në roman

09/11/2016
LIBRI/Besnik Mustafaj, kush është “Doktori” që ironizon në roman
Share on FacebookShare on Whatsapp

Si burrë me logjikë të mprehtë historike, në njëfarë mënyre dishepull i pashpallur i Volterit, Doktor Adhamudhi ishte i bindur se gjithçka do të varej nga cilësia e fakteve, mbi të cilat do të mbështeteshin historianët, biografët, shkrimtarët gjatë kohës së pafundme, kur ai nuk do të ishte më me trup e me zë në këtë botë. Doktor Adhamudhi pra, do të përkujdesej me përqendrimin më të madh për t’i pastruar faktet sa ato ende ishin të freskëta nga çdo dykuptueshmëri apo edhe njollë, që rrezikonte ta shtynte imagjinatën e brezave të ardhshëm në një drejtim jashtë kallëpit të lavdisë së paracaktuar nga ai vetë.berisha-mustafaj

“Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh sot. Rëndësi ka çfarë çfarë mbetet e shkruar për t’u lexuar nesër”. Kjo është një pjesë nga romani i ri, që prezanton në Panairin e Librit, Besnik Mustafaj. Titullohet “Ëndrra doktorit” dhe është një rast i veçantë në letërsinë e sotme shqipe, thotë “Toena”. Besnik Mustafaj ka rishkruar në prozë komedinë e njohur të Çajupit “Pas vdekjes”.

Doktor Adhamudhi, i lindur për teatër një shekull më parë, vjen si protagonist i një romani bashkëkohor për të mishëruar oportunistin e shtirur në idealist, i cili beson se të gjitha mjetet janë të përligjura për arritjen e qëllimit, që është përvetësimi i historisë kombëtare për t’i dhënë vetes njëherësh edhe lavdinë e madhe, edhe pasurinë e madhe.

Përmes groteskut kësaj here, Besnik Mustafaj gjen përsëri rastin të prekë temat e tij të parapëlqyera, të lidhura me marrëdhënien dramatike të individit me historinë në kontekstin e luhatjes midis Lindjes dhe Perëndimit, që e ka shoqëruar si një ankth qytetërimin shqiptar, ankth ky që e përshkon deri edhe qasjen e këtij individi ndaj dashurisë apo vdekjes.mustafaj

“Doktor Adhamudhi e shihte veten ende plot fuqi jetësore, që do të thotë se e shihte veten ende shumë larg fundit. Për t’i rënë shkurt, ai as që kishte filluar përgatitjet për pasvdekjen e vet. Rrjedhimisht, kjo punë e papërfunduar nuk arriti kurrë të bëhet pronë e kombit, duke zënë vend në arkivin e Klubit. Doktor Adhamudhi nuk ka dërguar dot ose nuk ka dashur të dërgojë ndonjë lajm nga bota e përtejme për t’u treguar bashkatdhetarëve të tij sa i brengosur ndihej, andej pse nuk u kujdes në kohë për t’i dhënë formën e dëshiruar kujtesës, që ai do të linte për brezat e ardhshëm”, shkëpusim nga romani.

Po aty, ndër të tjera shkruhet: “Në njëfarë mënyre mund të thuhet se Doktor Adhamudhi e shkoi jetën dëm, përderisa ai kishte pasur vetëm një qëllim: t’i përcillte përjetësisë një përfytyrim të vetëm e të njëjtësuar rreth personalitetit të tij, ashtu siç kishte vetëm një portret të Jezu Krishtit”.

Një tjetër pjesë që vlen të vihet në dukje është dëshira për një farë testamenti: “Dhe ky përfytyrim, sado që do të quhej përfytyrim thjesht për t’i dhënë çdokujt një përshtypje lirie për të interpretuar veprën e tij, do të duhej të ishte në të vërtetë diçka e ngjashme me monumentin e derdhur në bronz, ku nuk ka më vend as për ndryshimin më të vogël. Sipas bindjes së tij, ai kishte parashikuar gjithçka që ky përfytyrim të mbetej mirëfilli si një testament, të cilin brezat e ardhshëm do të ishin të detyruar ta zbatonin pikë për pikë sa herë të flisnin për të apo për kohën historike kur ai jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e vet. Doktor Adhamudhi e kishte marrë parasysh që ata mund të ishin edhe krejt të ndryshëm në metodat për thurjen e intrigave të tyre”. Libri promovohet të premten në orën 17:00 në Panairin e Librit. Gazeta Shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

18/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.