Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit nis punën, reagon Presidenti

Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit nis punën, reagon Presidenti

75
0
Shares

Presidenti Ilir Meta reagoi në Facebook pasi sot po zhvillon punimet Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij, propozuar nga mazhoranca, ndërkohë që Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dekretet e tij për privatizimet dhe koncesionet.

“Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë.

Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj.

Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje”, shkruan Meta në rrjetin social.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY