Salianji bën krahasimin: Maqedonia e Veriut rrit 200% investimet e huaja, ne...

Salianji bën krahasimin: Maqedonia e Veriut rrit 200% investimet e huaja, ne kemi vetëm PPP-të e zhvatjes

112
0
Shares

Ish-deputeti Ervin Salianji ka bërë një krahasim të gjendjes së vendit tonë me investimet  përballë me vendet e tjera fqinje, duke u ndikuar nga takimi me një prej figurave të njohura të Maqedonisë.

Salianji, ka takuar ministrin për investimet e huaja në Maqedoninë e Veriut, Bardhyl Dauti. Duke postuar në “Facebook” një foto krah ministrit maqedonas, Salianji shprehet se Maqedonia e Veriut, ndonëse një shtet me probleme në shtetformim dhe ndërtim institucionesh, i ka rritur me 200% investimet e kompanive të huaja.

Për fat të keq, shkruan Salianji, në Shqipërinë tonë që e duam dhe na dhemb të gjithë shqiptarëve, në çdo anë kufijsh janë larguar kompani prestigjioze dhe kudo ekzistojnë vetëm PPP e zhvatjes së qytetarëve”.

“Me Bardhyl Dautin, Ministër për investimet e huaja në Maqedoninë e Veriut 🇦🇱 🇲🇰 Në çdo rast dhe pavarësisht prej bindjeve partiake apo ideologjikë investimi tek njerëzit e dijes dhe me formim perëndimor është i duhuri.

Maqedonia e Veriut një shtet me problemet e veta në shtetformim dhe ndërtim institucionesh i ka rritur me 200% investimet e kompanive të huaja. Pothuajse çdo markë ndërkombëtare është e pranishme, mijëra vende pune janë hapur nga kompani prestigjoze ndërkombëtare.

Për fat të keq në Shqipërinë tonë që e duam dhe na dhemb të gjithë shqiptarëve në çdo anë kufijsh janë larguar kompani prestigjoze që operonin në banka, telekomunikacion, hoteleri, hidrokarbure. Kudo ekzistojnë vetëm PPP e zhvatjes së qytetarëve dhe largimi masiv i shqiptarëve drejt emigracionit”, shkruan Salianji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY