Basha : 30 qershori thirrje për ndryshim që i drejtohet PD-së

Basha : 30 qershori thirrje për ndryshim që i drejtohet PD-së

79
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pranishëm në Kurbin për një takim informal me strukturat e demokratëve, u shprehu mirënjohjen elektoratit dhe qytetarëve, që u bënë refuzuan t’u drejtoheshin kutive të votimit në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke krijuar shumicën absolute “Rama ik”.

Sipas Bashës, 30 qershori, nuk ishte vetëm një refuzim i kryeministrit Edi Rama, por edhe një thirrje për ndryshim që i drejtohej PD-së. “Kjo shumicë absolute është në radhë të parë, treguesi i vetëdijësimit të njerëzve se 30 qershori nuk bëhej për ta, por bëhej për Edi Ramën dhe një grusht banditësh dhe oligarkësh me të cilët sundon qeverinë”- u shpreh Basha, i cili analizoi edhe braktisjen e Ramës nga socialistët.

Në takimin informal me strukturat e PD-së në Laç, kryedemokrati theksoi gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve, si arsyen e dytë të madhe për refuzimin e “regjimit të Ramës”.

“Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten…Janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë nuk punësojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëve në bashkëpunim me Edi Ramën.

Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njejrëzit e thjeshtë: ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje special dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.”- tha Basha.

Kreu i opozitës theksoi se pas mesazhit të qytetarëve më 30 qershor, PD ka pergjegjësinë të shpalosë vizionin dhe programin politik. “30 qershori është refuzim i Edi Ramës, është thirrje për ndryshim. Kjo thirrje i drejtohet para së gjithash Partisë Demokratike. Refuzimi kombëtar i 30 qershorit është një përgjegjësi e madhe për ne, për ta kthyer këtë bashkim popullor në energjinë e ndryshimit politik dhe ekonomik që kërkon çdo shqiptar” theksoi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY