Llogaritë e hapura të krizës

Llogaritë e hapura të krizës

88
0
Shares

Nga Fatbardh Kadilli

Në këtë krizë që zgjat prej më shumë se dy vjetësh palët kanë sot një monent për të marrë frymë dhe për të reflektuar. Palët kanë mjaft ngjarje dhe mësime për të bërë llogaritë e tyre. Kjo krizë dominohet nga aksioni i opozitës, nga beteja politike e PD. Llogaritë e kësaj pale janë përcaktuese për fatin e betejës.

Kush mendoi se kriza do të zgjidhej në 30 Qershor, shqiptarë apo ndërkombetar, thjesht gaboi. Nga 30 qershori kriza është edhe me e thellë. Opozita politike është tashmë jashtë çdo institucioni politik të sistemit. Ata që presin të jenë kryetare dhe këshilltarë bashkie nuk kanë legjitimitet dhe për rrjedhojë pushteti i tyre do të jetë i kontestushëm dhe i paqendrushëm. Ruajtja me cdo kusht e formalitetit të institucionit të zgjedhjeve i hoqi legjitimitetin këtij institucioni dhe institucioneve që synuan të prodhojnë. Institucionet nuk janë pronë e ligjit. Institucionet janë prone e shoqërisë dhe kur shoqeria ndahet prej tyre, apo konfliktohet rreth tyre, atëhere ato duhet të rishkruhen, ridizenjohen.

Zgjidhja e krizës kalon mes adresimit të tre ceshtjeve. Shqiptarë dhe nderkombetarë që do të impenjohen nuk mund të zgjidhin këtë krize sa kohe nuk do te kthejnë dot opozitën në sistem. Për këtë duhet qe të ndëshkohet krimi elektoral i faktuar publikisht. Hetimi serioz është hapi i parë dhe i domosdoshëm. Ky është shpërblimi moral i kauzes dhe sakrificës së PD-së. Kriza nuk mund të zgjidhet sa kohe bashkitë mbetën në drejtim të kryetarëve dhe keshillave pa legjitimitet. Perseritja e ketyre zgjedhjeve, bazuar në kushtetutshmërinë e dekretit për datën 13 tetor, është mundësia me pak e kushtueshme për të kthyer opozitën në sistem dhe për të prodhuar institucione politike legjitime. Se treti, tensioni politik dhe social do të mund të menaxhohet vetëm me një qeveri pa Ramën.

Kush mendoi se opozita pas 30 qershorit do të ishte me e dobët, shqiptarë apo nderkombetarë, thjesht gaboi. Opozita është sot me e tonizuar. Strukturat e saj iu pergjigjen me sukses një aksioni gjashtëmujor të pakrahasushëm në angazhim dhe në mundim. Me 30 qershor komisionerët hije të PD monitoruan me përgjegjësi qendrat e tyre të votimit. Kjo ishte një prove gjenerale për zgjedhjet. Opozita nuk hyri në betejë politike për disa bashki me shumë, apo për disa deputet me shumë. Betejë politike nuk ishte 30 qershori, por kauza e zgjedhjeve. Drejtësia e kauzës dhe vërtetësia e akuzave njohën pranushmeri në rritje. Sot, askush nuk mohon dot që në Shqipëri ka ndodhur krim i përseritur elektoral. Sot askush nuk mohon dot që maxhoranca thyen cdo ditë rekorde të reja korrupsioni. Aleanca e opozitës u zgjerua dhe tërhoqi mbështetje përtej kufijve të saj politik. Tryezat me qytetarë të angazhuar ose jo, si dhe premtimi për një bashkëbisedim të madh e të hapur u testuan si një instrument efektiv për përfaqësimin e interesave më të gjera se sa të vetë opozizitës politike.

Kush mendoi se Basha do të dilte pas 30 qershorit i dobësuar, shqiptarë apo nderkombetar, thjesht gaboi. Basha fitoi besimin e opozitarëve dhe me gjërë pasi nuk e lëshoi kauzën, nuk u be pis në një marreveshje me kundërshtarin, nuk u josh nga oferta e ndarjës se pushtetit. Nuk fitoi pushtet por nuk tradhëtoi për pushtet. Tre gjoja Opozitat nuk bëjnë dot një trekembesh për të varur Bashën dhe as PD-në.
Opozita e Bindur, e sajuar për nevojat e zgjedhjeve, nuk e dobësoi Bashën dhe nuk e nxorri dot nga loja politike PD. Thjeshtë nuk ishte alternative pushteti, ishte produkt pushteti. Opozita e Mandatuar nga maxhoranca, më shumë figura aksidentale dhe folkorike, nuk e dobësoi Bashën dhe nuk e zëvendësoi dot PD. Thjeshtë nuk mjafton mikrofoni dhe foltorja e parlamentit, kur as nuk di e as nuk ke cfarë thua. Opozita është aksion, jo funksion. Këtë fat do të ketë dhe Opozita e trete, e projektuar nga Rama që, siç e mësuam nga Meta, Rama e paska premtuar që në nëntor 2017. Opozita e Mediatizuar që pritet të shfaqet teatralisht si produksion i ri i sponsorizuar nga Rama, nuk do ta dobësojë Bashën, nuk do ta nxjerre nga skena politike PD, përkundrazi do ta forcojë. Asnjë here, asnjë proces politik i një partie dhe as lidershipi i saj nuk kanë qënë dhe nuk mund të jenë produkt i një agresioni nga jashtë. Këto vijnë vetëm si reflektime të brëndshme dhe si nevoja të vete trupës politike. Sulme të tilla vetëm sa do t’ia cimentojnë pozitat Bashes.

Këto nuk janë të vetmet llogarri të hapura të krizës. Por, këto janë rrugët nëpër të cilat do të ecet me doemos, koto janë pozitat ku sot është opozita, aksioni dhe lidershipi i saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY