Ish deputeti I Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi ka shpjeguar protestën që ndodhi në Diber duke theksuar dezinformacionet e shpërndara nga policia.
Rrëfimi I Gjunkshit:
PD distancohet nga dhuna , ajo është pjesë e skenarit të Edi Ramës dhe Leshajt të tij .
Dënojmë me ashpërsinë më të madhe provokimet e ulëta të drejtuesve të policisë Dibër , të cilët për të arritur qëllimet e tyre futën në turmë policë civilë provokatorë me qëllim prishjen e protestës .
Përpara se të mblidheshin protestuesit para selisë së PD , disa oficerë policie civilë filluan të filmonin mes turmës duke provokuar qytetarët .
Gjatë marshimit mes protestuesve janë futur persona të pa njohur , provokatorë të infiltruar nga ana e policisë .
Policia ka hedhur sasi të konsiderueshme gazi helmues duke dëmturar dhjetëra qindra qytetarë , nëna, gra, femije , gazetarë dhe policë .
Përdorimi i gazit ishte i pa nevojshëm dhe në sasi të tepërta , të pa lejueshme dhe në kundërshtim me ligjin.
Gjatë protestës nuk është lënduar asnjë punojës policie.
Gjate protestës nuk ështe dëmtuar asnjë objekt shtetror dhe asnjë pronë private !
Deklaratat e pa përgjegjshme të policisë , janë tendencioze , dhe tentojnë të nxisin përplasje mes qytetarëve dhe policëve .
Një falenderim për qytetarët , simpatizantët që dolën në mbrojtje të pluralizmit politik , në mbrojtje të Demokracisë , të Kushtetutës duke protestuar në mënyrë qytetare dhe shumë civilizuese!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/