Presidenca reagoi pas ftesë së dërguar për takim kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha.
Në reagim tuuher se takimi i presidentit Meta me Bashën do të zhvillohet në orën 09:00.
Ndërsa, kryeministri më herët e refuzoi ftesën për takim të Metës duke thënë se është i zënë me zgjedhjet e 30 qershorit.
Pavarësisht, përgjigjes së kryeministrit, në reagimin e presidencës thuhet se Meta do të jetë në pritje të ramës nga ora 05:00 deri në orën 13:00.
Reagimi
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.
Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.
Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/