Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Enzo Milanesi, ka dhënë mesazhe të forta për të dy liderët kryesorë në vend.
Mësohet se Milanesi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare dhe udhëheqësin e opozitës, Lulzim Basha.
Në të dyja këto biseda Milanesi ka konfirmuar se është me rëndësi që në 30 Qershor të shmangen elementët e dhunës, dhe të zbatohen parimet e demokracisë.
“Ka një rëndësi të madhe për të siguruar respektimin absolut të rregullave themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Pavarësisht diferencave që keni ju si kundërshtarë politik është e domosdoshme të shmanget çdo formë e dhunës dhe të manifestohet respektimi i opinioneve dhe pozicioneve në mënyrë demokratike”.
“Duhet të sigurohet korrektësia e procesit të zgjedhjeve në Shqipëri”, ka deklaruar Milanesi, duke këmbëngulur kështu se zgjidhja e krizës politike nuk mund të vi mes akteve të dhunës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/