Basha denoncon strategjinë e Ramës: Hesht sikur gjithcka ndodhi të ishte normale

Basha denoncon strategjinë e Ramës: Hesht sikur gjithcka ndodhi të ishte normale

89
0
Shares

Kreu I PD, Lulzim Basha Basha falenderoi sot pjesëmarrrësit në protestë e djeshme duke i konsideruar ata si një shembull i qytetarëve që duan një qeveri që buron nga vora e lire.

Në vijim të fjalës së tij Basha tha se Rama ka një strategji për ta paraqitur si normale situatën ndërkohë që nuk është aspak e tillë dhe për këtë po përdor mediat që I ka paguar me milioan euro.

Deklarata e Bashës:

Dua të shpreh mirënjohje dhe respekt për të gjithë ju që morët pjesë dje në manifestimin e jashtëzakonshëm qytetar kundër regjimit të Edi Ramës.

Ishim të gjithë shembull i qytetarëve të përgjegjshëm dhe i kurajës për të patur një qeveri që buron nga vullneti i njerëzve dhe qeveris në interes të njerëzve. Dua të falenderoj mijëra shqiptarë në Shqipëri, dhe bashkëatdhetarët që jetojnë kudo në botë për mesazhet e mëbshtetjes që më kanë dëguar dhe në emër të tyre ju përcjell bindjen se përpjekja jonë është jo vetëm me rëndësi kombëtare, por ka edhe mbështetje kombëtare.

Basha zbulon skemën e Ramës për të harruar skandalin e vjedhjes së zgjedhjeve: Duan ta paraqesin situatën si normalitet, që të harrohet

Prej disa ditesh në hapësirën publike shqiptare po zhvillohet një fushatë agresive nga Edi Rama dhe makineria e tij prej milona eurosh e propagandës për të shpërqendruar opinionin publik dhe mbuluar krimet e rënda që kanë ndodhur në bashkëpunim mes qeverisë dhe Partisë Socialiste, dhe krimit të organizuar.

Kjo propagandë është një kopje e parimeve dhe metodave të propagandës naziste për të justifikuar krimet shtetërore.

Qëllimi i parë i propagandës është mohimi në mënyrë flagrante se në Dibër dhe në Durrës kanë ndodhur krime, duke e paraqitur marrëdhënien dhe bashkëpunimin krim-politik si marrëdhënie të pafajshme, pa qëllime kriminale.

Me një arrogancë dhe shpërfillje ekstreme ndaj zgjuarsisë së njerëzve, bisedat për koordinimnin e vjedhjes të zgjedhjeve mes kokave politike të vendit me vrasës e trafikantë e të tjerë po shiten si biseda të pafajshme të politikanëve me votues apo të drejtuesve të qeverisë dhe vartësve të tyre.

Një linjë tjetër e propagandës kriminale qeveritare dhe mercenarëve të tyre është relativizimi i krimeve që kanë ndodhur.

Përmes pretendimit se vjedhja e zgjedhjeve nuk është gjë në lidhje me krimet e tjera të politikës. Si pjesë e kësaj strategjie sulmohet opozita, deri edhe me akuza të montuara politike, që qytetarët të mendojnë se janë të gjithë njësoj dhe marrëdhënia mes vrasësve dhe trafikantëve me qeveritarët nuk është ndonjë tmerr i madh.

Qëllimi tjetër i propagandës me frymëzim gëbelsian të qeverisë është paraqitja e situatës si normale. Ka një përpjekje për ta trajtuar vjedhjen e zgjedhjeve si dicka të zakonshme, si dicka normale, me shpresë që do kalojë dhe do harrohet.

Këto teza i përhapin vetë njerëzit e përfshirë në krim dhe të gjitha levat e tyre në media dhe në jetën publike.

Basha: Vetëm e vërteta mund propagandën e Ramës. Shteti bahskëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet

Pamjet e Edi Ramës, Pjerin Ndreut, Damian Gjiknurit, Vangjush Dakos, Ulsi Manjës dhe gjithë politikanëve aleatë të krimit duke u sjellë me pafytyrësi arrogante ndaj veprimeve të tyre, janë pamje të neveritshme të një grupi njerëzish të cilët krimi i ka shpërfytyruar dhe i ka ktheyr në gënjeshtarë patologjikë si të gjithë ata që kanë varësi nga droga dhe krimet e tjera.

Koka e gjithë kësaj sipërmarrje kriminale, Edi Rama nuk ka denjuar as për sy e faqe të bëjë sikur distancohet apo sikur kërkon hetim. Të gjithë këta shpresojnë se skandali do të kalojë. Por nuk do të kalojë.

Gjëja e parë që të hedhim poshtë propagandën gëbelsiane qeveritare, mënyra më e mirë për të mposhtur  atë është shprehja e të vertetës në mnëyrë të thjeshtë dhe direkte.

Ndaj ju ftoj të gjithë ju qytetarë që doni një politikë të pastër dhe të përgjegjshme, që jeni kundër krimit, që doni barazi para ligjit dhe sundim të ligji, të thoni dhe përsërisni kudo të vërtetën e thjeshtë

E vërteta është  e thjeshtë:

I gjithë shteti, nga Kryeministri tek punonjësit e fundit publikë kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe me krimin në mënyrë të qëllimshme dhe të planifikuar për të vjedhur votat.

Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Kryetari i Komisionit Paralamentar të Sigurisë, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve dhe Administratës Publike, deputetë, shefa policie, shefa hipotekash, drejtorë tatimesh dhe të drejtorive arsimore, deri policë, dhe mësues janë përfshirë në një konspiracion kriminal së bashku me vrasës, trafikantë dhe keqbërës të tjerë për të dhunuar vullnetin dhe votën e popullit shqiptar.

Edi Rama është planifikuesi, dhe drejtuesi i këtij konspiracioni kriminal dhe garantuesi i pandëshkueshmërisë së të gjithë atyre të përfshirë në të, nga politikanët dhe punonjësit publike tek kriminelët.

Si rezultat, të gjithë ata që kanë kryer krimet zgjedhore vazhdojnë të jenë në postet që kanë pasur, ose më lart, dhe vazhdojnë të kenë në dorë proceset zgjedhore në Shqipëri.

Si rezultat, askush prej tyre nuk është marrë i pandehur dhe nuk po zhvillohet një hetim i vërtetë nga prokuroria që kontrollohet politikisht nga Edi Rama.

Kjo është e vërteta.

Basha: Kriza lindi nga bashkëpunimi me krimin i PS nën drejtimin e Edi Ramës. Me këta njerëz nuk mund të diskutohet, negociohet apo arrihet marrëveshje politike.

Kriza ku jemi nuk është krizë që ka lindur nga shkaqe dhe procese politike. Ajo është krizë që ka lindur nga shkaqe kriminale dhe nga procesi kriminal i bashkëpunimit të qeverisë dhe Partisë Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Për këtë arsye zgjidhja e krizës politike kalon nga çmontimi I mekanizmit të bashkëpunimit të strukturuar krim-politikë.

Politikisht ajo që duhet të ndodhë, ajo që do të kishte ndodhur në çdo vend tjetër të rajonit e jo më të Europës, është dorëheqja e Edi Ramës dhe largimi i të gjithë këtyre njerëzve nga cdo post shtetëror që mbajnë.

Politikisht këta njerëz nuk mund dhe nuk duhet të jenë pjesë e asnjë procesi. Me këta njerëz nuk mund të diskutohet, negociohet apo arrihet marrëveshje politike.

Ata tashmë janë subjekt i drejtësisë dhe jo politikës.

Të gjithë ata që janë përfshirë në bashkëpunimin kriminal midis krimit dhe politikës, pa asnjë përjashtim duhet të dalin para drejtësisë.

Drejtësia duhet të hetojë dhe dënojë jo vetëm aktivitetin kriminal të bashkëpunimit për të vjedhur votat por edhe çdo lloj bashkëpunimi midis qeverisë dhe figurave të krimit.

Me këtë ekip krim-politik të lirë dhë të paprekur dhe me këtë Kryeministër në detyrë, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Këto kushte janë tashmë përtej vullnetit tim dhe vullnetit të drejtuesve të opozitës: ato janë kërkesë e shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY