Përgjimet e ‘Bild’/ Këlliçi: Kryeministër ilegjitim dhe i lidhur kokë e këmbë...

Përgjimet e ‘Bild’/ Këlliçi: Kryeministër ilegjitim dhe i lidhur kokë e këmbë me krimin

91
0
Shares

Dalja e përgjimeve të reja nga BILD ku ishte i përfshirë dhe kryeministri Rama ishte në qendër te mbledhjes se jashtëzakonshme të kryesisë së FRPD.

Sipas kreut të FRPD, Belind Këlliçit pergjimet dëshmuan se Edi Rama ka marre pushtet me vota te blera, me para krimi dhe korrupsioni, me kercenime dhe shantazhe te personave me rrezikshmeri kriminale dhe drejtues organizatash nderkombetare te trafikut te droges.

DEKLARATA E KELLICIT:

Dalja e pergjimeve te reja nga BILD dhe shantazhi i Edi Rames permes veglave te tij ne prokurori, ishte ne qender te mbledhjes se jashtezakonshme te kryesise se FRPD. Pergjimet deshmuan se Edi Rama ka marre pushtet me vota te blera, me para krimi dhe korrupsioni, me kercenime dhe shantazhe te personave me rrezikshmeri kriminale dhe drejtues organizatash nderkombetare te trafikut te droges.

Edi Rama dhe vartesit e tij moren vota duke kercenuar ne menyre kriminale punonjesit e administrates publike.

Pergjimet e dosjeve 339/1 dhe 184 deshmojne se kemi nje:

Parlament ilegjitim,
Qeveri ilegjitime,
Kryeminister ilegjitim dhe te lidhur koke e kembe me krimin.

Kercenimi dhe shantazhi ndaj Kryetarit te Opozites eshte nje perpjekje e deshperuar e Edi Rames per te hequr vemendjen nga pergjimet e BILD, qe tregojne fytyren e vertete te tij.

Perdorimi i segmenteve te caktuara te prokurorise nga Edi Rama per ti bere presion opozites eshte kriminale dhe do te marre pergjigjen e merituar.

Edi Rama dhe te kapurit prej tij ne prokurorine e Tiranes te heqin dore sa me pare nga keto akte kriminale shantazhi ndaj kryetarit te opozites dhe cdo qytetari qe eshte sot kunder krimit ne pushtet. Zjarri qe kerkon te ndeze Edi Rama me kete presion do ta djege te parin ate, e me pas me rradhe veglat e tij.

FRPD i ben thirrje prokurorise te refuzoje urdhrat politik sepse s’ka vetting qe do ti shpetoje.

FRPD i ben thirrje Edi Rames te mos provokoje opoziten dhe qytetaret sepse do te kete fund te hidhur.

FRPD cileson si tejet shqetesuese dhe alarmante moshapjen e negociatave per shkak te krimit ne pushtet dhe korrupsionin, si dhe kerkesat per rikthimin e viza e izolimin e vendit.

FRPD fton cdo te ri, cdo shqiptar kudo ku eshte, te bashkohet me 21 qershor, ne betejen jetike kunder krimit, kunder korrupsionit, per zgjedhje te lira dhe te ndershme, per Shqiperine si Europa 🇦🇱🇪🇺

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY