Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MENTOR KIKIA/ Lirojeni këtë vajzë, sa pa na mbuluar turpi të gjithëve

14/06/2019
Përplasja me Anika Doklen i kushton vendin e punës kryeredaktorit Mentor Kikia në TCH
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sot më shokuan dy lajme: Arrestimi i Suela Mustës dhe shkarkimi i Idriz Mulkurtit
Suela Musta, një vajzë, simbol i vuajtjeve në komunizëm, kolege gazetare dhe anëtare e AMA-s. Na doli bashkëpunëtore me bandat e Elbasanit, sepse në AMA ka votuar që Çapajt të marrin licensë për një TV Cabllor në Elbasan.

Nuk ka ende shumë detaje se çfarë ka bërë Suela Dhe një tjetër koleg i saj që është shpallur në kërkim. Policia nuk dha shpjegime, as prokuroria. Por ne kemi nevojë për këto shpjegime. Pasi Suela nuk u kap duke shpërndarë drogën e Çapjave, as duke vrarë ndonjë anëtar të bandës rivale.

Mbi të gjitha, licensën nuk e japin vetëm dy anëtarë të AMA-s. Dhe mbi të gjitha akoma, mos vallë ata të AMA-s do të duhej të dinin se çfarë aktiviteti kanë njerëzit që kërkojnë një licencë për të rishpërndarë internet dhe kanale televizive?(Kabllori nuk është stacion televiziv që prodhon e transmeton lajme). Po ata që i kanë dhënë Çapjave licensë për të ndërtuar dhe ushtruar aktivitet në një kompleks gjigand shërbimesh, mos vallë duhet të shkojnë në burg për këtë?

Kur Çapajt nuk i arrestonte policia, apo i arrestonte në darkë e i lironte në mëngjes, çfarë do tu bënte Suela?

Lirojeni këtë vajzë sa pa na mbulur të gjithëve balta e turpit të kësaj drejtësie!
E dyta, gjykatës i krimeve të rënda, Idriz Mulkurti, u shkarkua se nuk justifikonte shlyerjen e një kredie 26 mijë Euro dhe se kishte mashtruar me qeranë e shtëpisë në Tropojë, ku kishte thënë se merrre 300 Euro në muaj, por në Tropojë qera është më lirë.

Faqja e zezë e vettingut. Dëbuan gjykatësin që mori kurajën dhe dënoi Dritan Dajtin, kur të gjithë të tjerët, gjykatës, prokurorë e avokatë, me një sms kërcënimi futën kokën nën poture dhe dorëzuan dosjen për 7 vjet me radhë.

Idriz Mulkurtit kriminelët i futën vajzën në kurth, ia treguan foton në sallën e gjyqit e ai nuk u dorëzua, por vendosi dënimin me burgim të përjetshëm duke e shpëtuar drejtësinë shqiptare nga dështimi më i madh në historinë e saj, qëkurse ka lindur. Pikërisht këtë gjykatës e dëbuan, për aq para sa një koleg i tij në Vlorë, të cilin ky vetting e rikonfirmoi, ia lë bakshish kamarierit për “pordhë” kur shkon nëpër kazinotë e botës.

Tags: Mentor Kikia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.