Holanda i thotë ‘JO’ hapjes së negociatave për Shqiprine, vjen reagimi i...

Holanda i thotë ‘JO’ hapjes së negociatave për Shqiprine, vjen reagimi i PD

229
0
Shares

Sekretari i Përgjithsem i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pasi Holanda votoi kundër hapjes së negociatave për Shqiprinë dhe pro për Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në FB, Bardhi shprehet se për Shqipërinë, ligjvënësit e Holandës kanë vlerësuar se “nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në bazë të Raport-Progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura”

Ai akuzon Kryeministrin Rama se ka bllokuar integrimin europian dhe mundësinë për mirëqënie dhe stabilitet për qytetarët. Ai është sot në sytë e të gjithëve njeriu më i rrezikshëm në vend, sepse për pushtetin e tij kriminal, është gati të sakrifikojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë-shprehet Bardhi.

POSTIMI I PLOTE:

Kryeministri i Avdylajve duhet t’i shpjegojë qytetarëve se përse Holanda ka vendosur t’i thotë JO hapjes së negociatave me Shqipërinë, në të njëjtën ditë ku ka vendosur ti thotë PO hapjes së negociatave më Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë, ligjvënësit e Holandës kanë vlerësuar se “nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në bazë të Raport-Progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura”.

Nëse Edi Rama nuk do të kishte bërë marrëveshje me krimin e organizuar për të ardhur dhe mbajtur pushtet, Shqipëria do të kishte nisur bisedimet e anëtarësimit prej shumë kohësh. Edi Rama ka bllokuar integrimin europian dhe mundësinë për mirëqënie dhe stabilitet për qytetarët. Ai është sot në sytë e të gjithëve njeriu më i rrezikshëm në vend, sepse për pushtetin e tij kriminal, është gati të sakrifikojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Beteja jonë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për të garantuar zgjedhjeve të lira e të ndershme, është betejë për Shqipërinë si gjithë Europa! Asnjë hap pas!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY