Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rakipi: Vendi po shkon drejt përplasjes, po përsëritet viti 1997

27/04/2019
Rakipi: Vendi po shkon drejt përplasjes, po përsëritet viti 1997
Share on FacebookShare on Whatsapp

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” , gazetari Ylli Rakipi, njëherësh drejtues i emisionit “Të paekspozuarit në News24, komentoi krizën politikë në vend, koalicionin opozitar si edhe zgjedhjet e vendore, do të mbahen apo jo ato në 30 qershor.

Rakipi u shpreh Shqipëria ndodhet në një prej situtatave më të vështira në këto 30 vite.

“Është një nga situatat më të vështira në këto 30 vite, përjashtojmë këtu vitin 1997, që vendi kaloi në një anarshi të madhe. Por, situata është vërtetë e vështirë edhe sot opozita shqiptare, koalicioni opozitar, ka dalë jashtë parlamentit dhe ka marrë vendime të rëndësishme, dhe nuk do të shkojë në zgjedhje sic e dimë të gjithë tani, pa një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën. Edi Rama, është njeriu thotë opozita që i ka blerë votat e vitit 2017, prova të zbuluara ditë pas dite, sipas opozitës, dhe pushteti i Ramës është ilegjitim.” -u shpreh Rakipi, ndërsa theksoi se pa marrë parasysh c’thotë PD e PS, Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk bën dot zgjedhje të drejta, zgjedhje të lira, prej 30 vitesh.

“ Një situatë shumë e vështirë është krijuar. Situatat nuk është se i ngjajnë njëra tjetrës, po përsëritet një ’97, që vidhen depon, zbrazen pushkët, është një gjendje edhe sot, pothuajse e tillë. Po ta vësh re, Edi Ramës i dalin gjithandej, sepse ka një vendim politik për këtë punë, në mënyrë që kryeministrit t’ia bëjë gjithçka të pamundur, t’ia bëjë të pamundur qeverisjen. Dhe aktualisht Edi Rama me përjashtim të ndonjë vendimi, për kooporatat që po krijon për interesa të vetat, ai nuk është se po qeveris vendin. Dhe në këtë pikëpamje, jeta politike e vendit, drejtimi i vendit, është bllokuar. Ne nuk kemi tani një qeverisje të qartë. Mund të ketë investitorë të hyjë në Shqipëri në këto momente? – vijoi Rakipi.

“Realisht Shqipëria është drejt një konfrontimi. Të dy palët po luajnë fort me nervat e njëra tjetrës. Opozita thotë nuk ka zgjedhje më 30 qershor, dhe e ka jetike. Ndërsa maxhoranca thotë me qetësi, ne do shkojmë në zgjedhje do fitojmë partitë, etj. Opozita reale e vërtetë,se kemi edhe opozitë të opozitës, nuk do të hyjë në zgjedhje. Nëse bie Edi Rama, opozita shkon në zgjedhje, ky është kusht thelbësor. Pa këtë kusht opozita është e asgjësuar. Është përsëritje e shëmtuar e një super çadre.” -theksoi Rakipi, ndërsa komentoi edhe se si opozita do të pamundësojë zgjedhjet, “ndoshta fizikisht, me përplasje” -tha ai.

Tags: ylli rakipi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.