Vazhdon hakmarrja e Ramës, arrestohen 18 persona në Elbasan, mes tyre edhe...

Vazhdon hakmarrja e Ramës, arrestohen 18 persona në Elbasan, mes tyre edhe ish-deputeti Boçi

105
0
Shares

Shkon në 18 numri i të shoqëruarve nga policia pas tentativave për të bllokuar  ekskortën e kryeministrit Edi Rama, një tentative e shoqëruar edhe me hedhje gurësh. Burime nga policia bëjnë me dije se 18 personat janë shoqëruar për prishje të rendit publik, mes të cilëve  rezulton edhe ish-deputeti Luçiano Boçi,  kreu i degës së PD në Elbasan, Eugen Isaj dhe ish-kryetari i qarkut Elbasan, Blendi Himçi.

Të shoqëruarit gjithashtu sot tentuan të bllokonin  aksin Elbasan-Tiranë. Kujtojmë që dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare, të cilët po përgatiteshin t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama, janë përplasur me policinë dhe forcat speciale të ardhura enkas nga Tirana, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY