Grant McPherson, 37 vjeç kishte një lidhje 10-mujore me një studente 20-vjeçare shqiptare të quajtur Xhesika Lorenci.
Ata të dy ishin takuar pasi vajza u arrestua për krime materiale në Gjykatën e Earls, në Londrën Perëndimore, në tetor të vitit 2015.
Çifti shkëmbeu numrat pasi detektivi e kishte dërguar atë në shtëpi me makinë. Pas kësaj lidhja e tyre u forcua edhe më shumë dhe ata madje kishin kryer marrëdhënie seksuale në stacionin e policisë.
McPherson ishte i martuar në Skoci dhe kishte një djalë 2-vjeçar me gruan e tij Sarën. Ai e drogonte 20-vjeçaren me viagra medicinale dhe substanca narkotike të ligjshme, gjë që e bënte atë të ndihej si “zombi” gjatë aktit.
Lidhja e tyre u zbulua kur dolën në dritë mesazhet e tyre të WhatsApp-it.
Ai kishte shërbyer në stacionin e policisë për 16 vite dhe u dënua me 4 muaj për “sjellje të papranueshme në vendin e punës” dhe “tradhti të besimit publik”.
Zonjusha i kishte dërguar atij një mesazh në WhatsApp më 4 Nëntor ku i shkruante:
“
Ç’kemi, më fal për shqetësimin, jam Xhesika. U takuam të enjten. Doja të të pyesja nëse është e mundur të pimë diçka dhe të flasim për çështje të rëndësishme. Faleminderit”.
“
Ata u takuan dhe nga mesazhet e tjera të zbuluara ata kishin përshkallëzuar shumë shpejt te seksi”, tha prokuroja Madeleine Wolfe.
“
Ajo kreu seks me të në shtëpinë e tij dhe më pas në një llixha me një burrë tjetër, në 2 hotele dhe në stacionin e policisë së Notting Hill, ndërkohë që ai ishte në detyrë. Vajza thotë se ai e ka detyruar të pinte “pudër të bardhë” (kokainë), ndërkohë që ajo nuk e kishte provuar kurrë më parë drogën në jetën e saj dhe ishte ndjerë si zombi.”, shtoi ajo.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
EMRAT/ Marrëdhënie intime me studenten shqiptare, përjashtim nga Policia dhe burg për detektivin anglez
/web/EMRAT_Marredhenie_intime_me_studenten_shqiptare_perjashtim_nga_Policia_dhe_burg_per_detektivin_anglez_38314_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/