“Dhuna qeveritare fakton krimet e pushtetit”

“Dhuna qeveritare fakton krimet e pushtetit”

126
0
Shares

Nga Klevis Balliu:

Në çdo shtet demokratik ka protesta, të cilat vijnë si pasojë e indinjatës të qytetarëve kundrejt vendimeve të qeverive.
Herë ato janë të drejta dhe herë jo.
Gjithashtu si gjithkund një protestë nuk i ngjan tjetrës.
Ka protesta të ashtuquajtura të dhunshme por dhe të tjera të cilat janë simbolike.

Të marrim rastin e Francës për rritjen e çmimit të karburantit. Pati disa protesta paraprake, të cilat ranë në vesh të shurdhër çka solli irritimin dhe përshkallzimin e protestës së jelekverdhëve në Paris.
Pra qëndrimet e qeverisë përshkallzuan protestën, pasi duke shpërfillur qytetarët, të cilët kishin një kauzë të drejtë, erdhi dhe irritini i tyre që kërkonin uljen e çmimit të ngritur padrejtësisht.
Përshkallëzimi solli dhe fitoren e qytetarëve duke dhënë një mesazh të qartë se nëse do të dëgjohesh, duhet të jesh gati për sakrifica.
Në Shqipëri protestat krahasur me Francën, nuk kanë patur absolutisht dhunë por reagimi i qeverisë ka qenë dhjetëra herë më i fortë se sa ai i qeverisë Franceze.
Lind pyetja pse?
E para qeveria Franceve ishte në një faj, në kuptimin e keqmenaxhimit të protestës dhe kërkesave të qytetarëve, të cilat ato kishin mundësi për ti plotësuar. Kjo u faktua pasi në ditët në vijim të protestës qeveria Franceze i plotësoj kërkesat.
Në Shqipëri qytetarët janë ngritur për shkak të varfërisë, e cila vjen si pasojë e politikës së gabuar ekonomike të Ramës por mbi të gjitha korrupsionit.
A mund ti zgjidhë qeveria kërkesat e qytetarëve?
Patjetër që po.
Por varfëria në Shqipëri nuk është e rastësishme.
Rama ishte koshient se largimi nga ndihma ekonomike, rritja e çmimit të ujit, rritja e çmimit të dritave, mungesa e investimeve të huaja, rritja e kriminalitetit, koncesionet e shumta të korruptuara, shpenzimet marramendëse të qeverisë për rregullim zyrash si dhe projekte me çmime të padëgjuara apo dhe Ligji i Arsimit do të kishin një impakt direkt në ekonominë e qytetarëve dhe të vendit.
Por ky ishte një plan, pasi në këtë mënyrë Rama do të mund të kontrollonte më mirë qytetarët dhe zgjedhjet me blerjen e votës.
Blerja e votës tanimë është faktuar nga OSBE që njihet për qëndrimet pro qeveritare, por këtu dhe ata se mohuan dot.

Kuptohet për shkak të implikimit të qeverisë në aferat korruptive që sollën rritjen e taksave dhe varfërimin e qytetarëve, qeveria ka përgjegjësi morale por edhe ligjore, çka do të sillte rrëzimin e saj si dhe një kohë të gjatë përballë dyerve të Gjykatave.
Ndaj jo vetëm që rrezikon pushtetin por sot Rama dhe eksponentë të tjerë rrezikojnë qoftë edhe lirinë e tyre nga protestat.
Rjedhimisht rreziku që i kanoset qeverisë dhe disa eksponentëve të saj sjell dhunën e pushtetarëve ndaj protestueve.
Është rreziku që i kanoset që e bën qeverinë të urdhëroj policinë që të godasë me çdo mjet qytetarët.Është rreziku që ndjen Kryeministri që e shtyn ate të urdhërojë helmimin e qytetarëve me gaz kimik.

Por dhuna që ushtron Policia ndaj qytetarëve do të sjellë dhe reagimin e qytetarëve një ditë, i cili do të përshkallëzoj situatën, duke pajisur qytetarët me mjete luftarake të ushtrisë, që do të merrnin përpara jo vetëm qeverinë por edhe punonjësit të cilët për hir të së vërtetës thjesht zbatojnë urdhërat.
Të jemi të qartë.
Shpresojmë mos të ndodhi kjo. Por duket e pashmangshme, pasi siç tham rreziku që i kanoset përmes qeverisë dhe disa eksponentëve të saj është tejet i madh. Ndaj dhe ato janë gati të bëjnë çdo gjë nga përplasjet e deritanishme e deri tek përshkallzimi i një lufte që qeveritarët kanë dëshirë ta quajnë luftë civile. Por që sështë e tillë, pasi qytetarët po luftojnë me qeverinë dhe jo me njëri-tjetrin.
Në këtë kuptim protestat dhe dhuna në protesta varet nga përgjegjshmëria e qeverisë.
Të marrim rastin e Bregut të Lumit, qeveria vendosi të shkojë pa lajmëruar dhe pa garantuar banorët atje për një strehim alternative, pasi buxheti është rrënuar nga vjedhjet dhe nuk ka para më për qytetarët. Në këtë mënyrë ata shkelen dhe ligjin e strehimit, i cili kërkon garantimin e një banese alternative përpara shkatërrimit të shtëpive të qytetarëve.

Shkelja e ligjit dhe ndërhyrja me arrogancë solli revoltën e datës 8 Prill, ku banorët arritën të zbrapsin makinerit e korrupsionit qeveritar të Ramës dhe ato lokal të Veliajt.
Në çdo vend qeveria do të kërkonte që të hynte në diskutime pas një përplasje të tillë. Por jo, qeveria vendosi të rrisë forcat dhe të shkojë atje e armatosur me veshjet dhe armët ushtarake.
Gazin në njërën dorë, shkopin tek tjetra dhe dhunë ndaj qytetarve.
Shefat e Policisë, Repartet Speciale shkuan dhe dhunuan brenda shtëpive qytetarët. Dhunuan zonja, të rinj dhe të reja në sy të familjarëve për tju shfarrosur banesat e tyre.
Për qeverinë lufta atje simbolizonte një luftë tjetër që do të ndodhë shpejt tek Unaza e Re, ku banorët kanë 6 muaj që protestojnë kundër një projekti korruptiv, i faktuar nga mediat e Washingtonit.
Por jo vetëm, përveç protestës së Unazës janë dhe protestat përballë Parlamentit dhe ato kombëtare që rriten dita ditës, të cilat deri tani janë mbyllur me gaz dhe me dru. Por së shpejti një tjetër protestë masive popullore do ti japë dhe goditjen e fundit qeverisë së krimit dhe korrupsionit.

Pra 38 familje të Bulevardit ju rezervua e njëjta fuqi dhune që rezervohet 300000 protestueve përballë Parlamentit sepse përfaqësojnë rrezikun e dështimit të qeverisë si dhe nxjerrjen përballë drejtësisë.
Sot ata mbrohen nga postet qeveritare si dhe imuniteti deputetit si dhe fakti që spranuan Vetingun, la ato të lirë të jetojnë në luksin që sjellin paratë e vjedhura të qeverisë nga qytetarët.

Në këtë kuptim për ta mbyllur, qartazi provohet se dhuna qeveritare po fakton krimet e Ramës dhe të qeverisë së tij. Dhuna e qeverisë ndaj qytetarëve është në proporcion me krimet që kanë bërë, e jashtëzakonshme, e kudogjendur, në çdo cep dhe e pa limit.
Fatkeqësisht fundi dihet, qytetarët do të përshkallzojnë protestën e tyre për tju përgjigjur dhunës qeveritare.
Çka do të sjellë situatë, të cilën nuk mund ta parashikojmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY