Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditën e së premtes në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie, ku ka humbur jetën drejtuesi i motorit, Gëzim Koro, nga fshati Sheqeras.
Viktima është rreth 60-vjeç dhe po udhëtonte me një motor pa targa.
Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin, duke u rrëzuar në rrugë ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...