PD con ne prokurori Policine e Lleshajt dhe Velise

PD con ne prokurori Policine e Lleshajt dhe Velise

83
0
Shares

PD ka bere padi penale ndaj Policise se Shtetit dhe Policise Bashkiake. Jorida Tabaku tha se u dhunua barbarisht gra, femije e te moshuar. Veliaj, Lleshaj dhe Rama te dalin perpara drejtesise, tha Tabaku.

Deklarata e Tabakut:

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurori kallëzimim penal për Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake. Ne kërkojmë marrjen e masave per sjelljen e tyre brutale, joligjore e johumane gjatë të gjithë periudhës kohore të gjashtë muajve të fundit por vecanerisht gjatë mëngjesit të 9 Prillit ku fëmijë, gra e të moshuar u dhunuan barbarisht në gjumë nga shteti që duhet ti mbrojë.

Një i moshuar 76 vjecar u operua ne kokë, dy zonja me gjymtyrë të thyera, gra e vajza në komisariat e një fëmijë vetëm 5 vjec përfundoi më komisariat.

Kjo sjellje kriminale e policisë duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore dhe urdhëruesit nga Kryetari i Bashkisë, Ministri i Brendshëm deri te Kryeministri duhet të vihen para drejtësisë. Këto sjellje prej banditësh të policisë që dhunën e ka për qytetarët dhe jo për krimin duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë bashkë me bandën në pushtet.

Sa kohë që të vazhdojnë për aq kohë qytetarët jo vetëm nuk do të jenë të mbrojtur por do të gjenden nën dhunën e shtetit policor sic ndodhi sërisht sot.

Shteti si hajdut shkoi në te gdhirë e dhunoi gra e fëmijë, largoi median e zaptoi banesat. Kjo sjellje duhet të marrë fund. Kjo sjellje prej pushtuesi e arroganti ndaj të dobtëve e te pambrojturve duhet te përfundojë.

Kam bindjen që ky kallëzim do të flejë ashtu si flejnë dosjet e korrupsionit e dosjet e krimit, ashtu si fshihen përgjimet e vjedhjes së zgjedhjeve e ashtu si fshihen sa e sa krime. Por e sigurte është që drejtësia vonon por nuk harron! Do te vijë dita kur këto shkelës ligji të vihen para drejtesisë!.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY