“Edi Rames i kane hequr vizen ne Perendim”

“Edi Rames i kane hequr vizen ne Perendim”

69
0
Shares
Lulzim Basha, kreu i PD-së, të martën, më 18. 04. 2018 në Bundestag

Basha tregon për takimet Berlin gjate bisedes ne emisionin TPZ te Ylli Rakipit. Perëndim i kanë hequr kryqin Edi Ramës. Platforma jonë për transformimin e vendit, u prit me interes madh  Berlin, tha Basha.

Me poshte vijon biseda:

Rakipi: Ju jeni duke u kthyer nga Gjermania, a mund të dimëdiçka më shumë për kontaktet politike që patët atje?

Basha: Po, isha me ftesë të fraksionit kryesor qeveritar, partisëtonë simotër, CDU/CSU të kancelares Merkel, për një vizitëshumë të ngjeshur dy ditore, ku kam takuar përfaqësuesit më tëlartë të Bundestagut: kryetaret e komisioneve të jashtme, çeshtjeve europiane, të tre kryetarët e grupeve parlamentareCDU-CSU që ndjekin politikat e jashtme dhe të sigurisë, çështjet e shtetit ligjor dhe politikat europiane.

Kam pasur takime dje e sot me këshilltarin e Merkel për punë tëjashtme dhe siguri Jan Heker dhe zv. këshilltarin e çështjeve tëjashtme dhe zv. këshilltarin e çështjeve evropiane doctor Nojerer.

Kam takuar, po kështu, edhe përfaqësues të opozitës gjermane sidhe kam patur takime në Ministrinë e Jashtme gjermane, nëfokus të të cilave ka qenë kriza politike, kushtetuese dheinstitucionale në Shqipëri dhe ndarja e pikëpamjeve të opozitës, PD, për rrugët e daljes nga kjo krizë dhe për t’i dhënëShqipërisë, së bashku me daljen nga kjo krizë, themelet e njëdemokracie të standarteve europiane, si parakusht për avancimine Shqipërisë drejt integrimit europian.

Takime jashtëzakonisht të suksesshme, në radhë të parë nëndarjen e pikëpamjeve dhe informacionit rreth ngjarjeve nëShqipëri dhe, në rradhë të dytë, në rikonfirmimin dypalësh, qoftënga ana e Partisë Demokratike dhe opozitës në emrin tim, ashtuedhe nga ana e partnerëve gjermanë të përkushtimit tëpërbashkët për vlerat europiane, pa të cilat nuk mund të shkohetdrejt Europës.

Rakipi: Për krizën çfarë thanë ata, zoti Basha?

Basha: Prej më shumë se një viti, Gjermania ka qenë shumë e shqetësuar për zhvillimet në Shqipëri, shqetësime që janëshprehur qartë dhë në mënyrë të hapur nga drejtuesit më të lartëtë politikës gjermane. Për fat të keq, i pari i qeverisë ka zgjedhurt’i injorojë ose të tallet dhe të sulmojë ata që kanë folur në emërtë Gjermanisë dhe, nga ana tjetër, të gënjejë popullin shqiptar, siç bëri para një viti, kur deklaroi se negociatat u hapën.

Sot këto shqetësime janë edhe më të mëdha për faktin e thjeshtëse raportet gjermane, raportet politike, por edhe raportet e Agjencisë Federale të Luftës Kundër Krimit, tregojnë atë qëopozita dhe PD kemi thënë prej kohësh që, nën sundimin e Edi Ramës, Shqipëria është kthyer në një Kolumbi të Europës, ku nuk ka institucione demokratike, ku nuk ka zgjedhje të lira, sepse, nëse asgjesohet vota e lirë, siç pamë edhe nga dosja 339, nuk bëhet fjalë për zgjedhje të lira, ku nuk ka GjykatëKushtetuese dhe ku gjitha pushtetet kontrollohen nga një njeri i vetëm , ku ka rënë edhe pushteti i katërt, media në tërësi, pavarësisht prej përpjekjeve të disa gazetarëve kurajozë, midis tyre edhe disa prej të pranishmëve në studion tuaj.

Shqetësimet e Gjermanisë janë të qarta, të shprehura qartë: Shqipëria nuk ka bërë hapa para, Shqipëria ka bërë hapa prapa. Jo vetëm që nuk ka realizuar detyrat për të avancuar drejt BE-së, por ka rrënuar ato që quhen kriteret e Kopenhagenit.   Janëkritere pa plotësimin e të cilave nuk bëhesh dot anëtar as i KE jomë anëtar i NATO-s e BE. Pra, Gjermania ka shprehur njëshqetësim të jashtëzakonshëm prej një viti dhe ky shqetësimvetëm sa është thelluar.

Është bindja ime personale, jo vetëm nga bisedat ne Berlin, poredhe nga kontaktet që kam pasur me përfaqësues të lartë tëpolitikës europiane dhe jo vetëm, se Edi Rama konsiderohetnjeri i mbaruar politikisht.  Në perëndim konsiderohet si njënjeri që i kanë vënë kryqin, natyrisht akoma i rrezikshëm përshoqërinë shqiptare deri sa ne t’i kemi dhënë realisht zgjidhjepolitike krizës.

Pikërisht këtu, dua të ndaj me ju dhe përmes jush me qytetarëtqë na ndjekin, se është pritur me interes  të madh platforma qëkam shpalosur në emër të opozitës, që nuk synon thjeshtlargimin e Edi Ramës apo qeverisë së tij të korruptuar, të kapurduke vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Bëhet fjalë për një projekt transformues për shqiptarët, i cili, padyshim, në rradhë të parë, duhet të çojë para përgjegjësisë dhepara drejtësisë të gjithë ata që janë kapur duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet, duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe për këtë në rradhë tëparë duhet një drejtësi e pavarur, jo një drejtësi e kapurpolitikisht.

Por kjo nuk mund të jetë faza e vetme e këtij transformimi.

Na duhet të ndërtojmë themelet e një bashkëjetese demokratike, ku të jetë e pamundur për këdo, blu apo rozë që, sa herë t’u teket, të rreshtojnë drejtësinë, të kërcënojnë, poshtërojë, tallë, sulmojë, vetë apo nëpërmjet kriminelëve, gazetarët, të kapëekonominë, pra, të mbyllë gjithë vendimarrjen në një grushtnjerëzish, siç ka ndodhur sot në Shqipëri.

Parandalimi i këtij problem në të ardhmen, kërkon njëtransformim shumë më të thellë se thjesht dhe vetëm largimi i Edi Ramës.

Pikërisht në këtë kuptim kam pasur mundësinë të ndaj edhe nëBerlin platformën tonë, vizionin tonë që, tashmë, kemi nisur ta shpalosim edhe në Shqipëri në një dialog kombëtar, për t’i dhënëShqipërisë një transformim të thellë, ku nesër qeverisja të jetë e lidhur vetëm me qytetarët, ta ketë të lidhur fatin vetëm me qytetarët, jo me kriminelët dhe oligarkët, ku parlamenti të jetëvërtet parlament dhe jo nevojtore e qeverisë, në kuptimin që, çfarëdo nevoje që ka qeveria, ngrenë dorën parlamentarët, sepsenuk e kanë lidhur fatin e tyre me votuesit, por me krimin.

Së treti, për të bërë të mundur që qytetarët të shprehen direkt përçështje të rëndësishme, se ne kemi një ligj që ndalonreferendumet. Përmes referendumit ne mund të ndalonim aferatë tmerrshme korruptive, si inceneratorët apo atë të TeatritKombëtar, apo zhvendosjen e Lanës me projektin 60 milion euro të trafikantit të drogës, apo projektin e Unazës, një vjedhje për tëcilën mund t’ju them se ka habitur shumëkënd. Gjatë qëndrimitnë Gjermani, mësova se kosotja mesatare e ndërtimit tëautostradës në Gjermani është 5 milion euro për kilometër. Dhenuk mund ta kuptonin sesi mund të shkojë 20 e 24 milion euro bashkë me TVSH-në, kostoja e ndërtimit të autostradës nëShqipëri, përveçse vjedhjes galopante.

Rakipi: Zoti Rama ka thënë se ju dhe LSi-në do t ju çojë përskrap. Keni një përgjigje për këtë?

Basha: Sa kohë që ky vend, kjo gazetari merret me batutat e Edi Ramës, fjalori i të cilit ka degjeneruar në fjalorin e njëadoleshenti të çakorduar, që e ka mendjen të flasë vetëm përgjenitale e për skrap, nuk do të bëjë përpara. Ne duhet ta refuzojmë këtë. Ne duhet ta kuptojmë se Edi Rama është në njëmoment nervozizmi, sepse i ka ardhur fundi dhe një ngashprehjet kryesore të nervozizmit është agresiviteti, aq mëshumë agresiviteti infantil apo rrugaçëror që e ka karakterizuargjithmonë, por që tani ka marrë dimensione të pakontrolluara. Nuk do të merreni ne tani, t’i vëmë fre gojës së pisët të Edi Ramës. Ne do të merremi me llogjikën e kësaj krize politike dhetejkalimin e fenomenit Rama, me varrosjen e fenomenit Rama, si parakusht për të hapur derën e Shqipërisë europiane dhe për tëmos u përsëritur më kurrë kjo e zezë.

Kurrë më, asnjë njeri, asnjë grup oligarkësh dhe kriminelësh, tëmos marrë më peng institucionet, të mos shkatërrojë ekonominëe vendit, mos të detyrojë shqiptarët të largohen nga vendi për tëkrijuar mundësi për vete dhe familjet e tyre. Të mos nënshtrojëmedian, të mos kapë drejtësinë. Dhe që të ndodhë kjo, na duhetnjë proces vërtet transformues i demokracisë dhe një shtet ligjorqë nis me largimin e Edi Ramës, por nuk bitis aty.

Rakipi: Ju keni patur një takim me Presidentin e Republikës qëka mbetur gati privat dhe pa asnjë farë komenti. Çfarë keni biseduar?

Basha: Po, ka qënë një takim ditën e martë të javës së kaluar, i cili ka zgjatur afro 35 minuta dhe ka qënë një takim në të cilinkam parashtruar pikëpamjet e mia për momentin politik ku ndodhet vendi. Po kështu, kam pasur mundësi të shkëmbej diamendime mbi situatën aktuale me presidentin. Asgjë misterioze, asgjë e fshehtë, asgjë të fshehtë që i mbahet publikut. Ka qënënjë takim normal ku kemi bashkëbiseduar. Për një kohë të gjatënuk kishte ndodhur kjo për mënyrën se si unë i shoh, si kryetar i Partisë Demokratike, zhvillimet politike në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY