Rama pranon vizitat tek mjeku: Konsultat i kam bërë, por…

Rama pranon vizitat tek mjeku: Konsultat i kam bërë, por…

145
0
Shares

Shëndeti i tij dhe fakti që vizitohet jashtë vendit nuk janë lënë pa komentuar, kjo pasi Kryeministri sa herë e mohon dhe nuk e pranon që është I sëmurë, duke justifikuar kështu zhdukjen e tij disa ditore.

Por, Kryeministri në një formë e ka pranuar që kryen analiza dhe për këtë mburret duke thënë se nuk ka asnjë problem sic pretendohet. Këto deklarata ai i bëri gjatë një takimi me mjekët ditën e sotme.

Duke marrë përgjegjësinë se drejtimi i spitaleve nuk është kudo si duhet, pasi ka segmente keq, por ju na jepni kurajë cdo ditë. Respekte, mos u dorëzoni dhe kur ndiheni keq nga sulmet që u bëjnë ju, ngushëllohuni duke menduar për mua, që mi bëjnë si person dhe jo kategori dhe sikur e shikoni jam gjallë dhe pavarësisht se cfarë keni dëgjuar nuk kam ende nevojë për ju.

Por është e sigurt, se realisht kur kam shkuar për të bërë konsulta, ato nuk dalin në kazan, dalin ato që nuk ndodhin. Unë konsultën e parë ë bëj gjithmonë këtu, por nuk tregoj as se ku, dhe as se si, pasi fillojnë fantazitë, dhe për fat të mirë rezultoi i suksesshëm përballë gjithë cfarë më bëjnë. Mos e harroni kurrë, Niçja, ai i Gjermanisë dhe jo ai i Shijakut ka thënë se ‘cfarë nuk të vret të forcon’. Atyre katër kolegëve iu uroj cdo të mirë dhe atyre që hanë ndonjë goditje u them se cfarë nuk të vret të forcon, jeni sot më të fortë sesa ishit përpara se t’iu godisni”,-tha Rama.

Gjatë takimit, kryeministri paralajmëroi ashpërsimin e masave në kodin penal për dhunuesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY