Gazetarët italianë kritikojnë Ramën: Bëri fushatë në televizionet tona

Gazetarët italianë kritikojnë Ramën: Bëri fushatë në televizionet tona

122
0
Shares

Dy gazetarë italianë, Valerio Palombaro dhe Alberto Negri kanë kritikuar daljen e kryeministrit Edi Rama në emisionin ‘Porta a Porta’ të Bruno Vespës.

Duke folur pwr ‘Ora News’, gazetari Negri thekson se protestat  burojnë nga gjenda e rënduar ekonomike ku ndodhet Shqipëria.

Mendoj se protestat janë simptomë më e thellë e një situate të vështirë, që buron nga fakti se shqiptarët e ndjejnë se jeta e tyre drejtohet jo vetëm nga partitë politike por edhe klanet e fuqishme shqiptare, që veprojnë dhe janë ende me shumë pushtet. Mjafton të përmendim ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama që është akuzuar për lidhje me narkotrafikun. Kjo sipas meje është simptomë e një situate të vështirë shumë më të thellë”, deklaron ai.

Për gazetarin tjeter, Palombaro, kryeministri Rama u mundua të bind italianët se situate në Shqipëri nuk është aq gri sa pretendon opozita.

Kryeministri Rama mori pjesë në programe të ndryshme italianë dhe mesazhi qe i qartë. Mesazhi në një pjesë arriti, tensionet do të vijojnë deri për zgjedhjet lokale të qershorit dhe në pritje të hapjes së negociatave me BE-në. Por në Itali ka një ndërgjegjësim për problemet që ka Shqipëria me korrupsionin. Një pjesë e këtij fenomeni është i lidhur me imazhin evendit në vitet ’90. Lëvizja e opozitës për të dalë nga parlamenti mund të mbetet pa efekt elektoral. Megjithëse u takon votuesve shqiptarë të vendosin. Kjo edhe për sa u takon përgjimeve, që janë tematika që duhen trajtuar në nivelin gjyqësor, më pas edhe në zgjedhje”, përfundoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY